Dështon me turp diplomacia evropiane në Shqipëri, pranohet kërkesa shqiptare për statusin
Dita e djeshme ka qenë dështimi i përfaqësuesve të diplomacisë evropiane në Shqipëri. Pas dorëzimit të kërkesës për statusin e vendit kandidat nga ana e kryeministrit të vendit pranë presidencës ceke, diplomacisë ndërkombëtare të akredituar në Shqipëri i ka ngelur të japë dorëheqjen nga roli që kanë luajtur deri më tash si sabotatorë të kësaj kërkese nga ana e Shqipërisë.
Tashmë ambasadorët përfaqësues të shteteve si Anglia, Gjermania, Çekia dhe SHBA nëpërmjet deklaratave të tyre kanë qenë kundër aplikimit të Shqipërisë për statusin duke qenë në unison me qëndrimin e opozitës, e cila e konsideron si nju kartë pozitive të mazhorancës për të fituar zgjedhjet. Në fakt, po të vëmë re aktivitetin diplomatik të tyre, kryediplomatët përfaqësues në Shqipëri si Uillson, Bohard, Fialkova dhe ai amerikan Uithers ju ka ngelur të marrin teserën e Partisë Socialiste, pasi janë kthyer në zëdhenës të mirëfilltë shtypi të kësaj partie. Sa herë që PS del në konferenca shtypi, aq herë do dalin me radhë ambasadorët e sipërpërmendur. Tashmë ky grup ambasadorësh është shndërruar në një lloj këshilli ndrikullash, këshill që merr në mbrojtje të gjitha zullumet e kreut të opozitës. Dështimi i ditës së djeshme i rekomandimeve të tyre dhe prononcimet pro kandidimit të Shqipërisë nga shumë kryeministra të shteteve më të fuqishme evropiane konfirmoi faktin që diplomacia evropiane në Shqipëri ka dështuar dhe është kompromentuar nga efektet që vijnë nga bonuset e kryebashkiakut shqiptar.
KE pro kërkesës për statusin
Ka qenë Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në BE, Michael Leigh i cili i ka dhënë shuplakën përfundimtare deklaratave të papërgjegjshme të diplomatëve në Shqipëri. Nëprmjet deklaratës së djeshme, Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në BE, Michael Leigh, sqaroi se, KE mirëpret kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në BE dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar zhvillimin e zgjedhjeve të lira, pasi ato mbeten test për të ardhmen e Shqipërisë. Leig u shpreh se Shqipëria ka realizuar një gur kilometrik që shënon përkushtimin e shqiptarëve ndaj vlerave evropiane, duke e lidhur këtë me realizimin e reformave kyçe politike në Shqipëri dhe me përgatitjen e saj për integrimin evropian. Por, ai veçon se mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të lira dhe të ndershme në qershor mbetet një kusht kyç, duke shtuar këtu edhe formimin e sundimit të ligjit. Sipas tij, tashmë i takon Këshillit të BE-së për të vazhduar më tej, duke veçuar këtu faktin se Komisioni Europian do të përgatisë një Opinion për të ftuar Shqipërinë sikurse e kërkon KE në procedurën e mëtejshme. Shqipëria ka pasur një rol konstruktiv dhe stabilizues në rajon. Dhe është tashmë në dorë të Shqipërisë të futet në një fazë të re të integrimit evropian duke përmirësuar në veçanti sundimin e ligjit. Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të lira dhe të ndershme në qershor mbetet një kusht kyç. Shqipëria ka vazhduar të përparojë me reformat kyçe politike dhe me përgatitjen e saj për integrimin evropian. Që prej vitit 2006, janë zbatuar mirë nenet tregtare të Marrëveshjes së Ndërmjetme. Marrëveshja e Stabilizim Associimit (MSA) hyri në fuqi në prill 2009, ka deklaruar Leigh. Në këtë drejtim, ai veçon se perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu Shqipërinë, është thelbësore për qëndrueshmërinë dhe begatinë e rajonit si edhe për BE-në. Ato vende që kanë mbetur potencialisht kandidate në Ballkanin Perëndimor do të mund të arrijnë statusin kandidat, me anëtarësimin si qëllim përfundimtar, sipas meritave të tyre, duke përparuar bindshëm me reformat ekonomike dhe politike dhe duke përmbushur kushtet dhe kërkesat e nevojshme, vijon ai.
Qëndrimet pro dhe kundër aplikimit
Pavarësisht qëndrimeve pro dhe kundër, përgjigja e kërkesës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, paraqitur nga kryeministri Berisha nuk do të bëhet e mundur gjatë presidencës çeke, pra as para zgjedhjeve të qershorit. Qëndrimi kundër këtij aplikimi është përkrahur për një periudhë të gjatë nga ambasadorja çeke në vendin tonë Fialkova si dhe nga ambasadori amerikan Ëithers dhe ai gjerman Bosch, i cili ka deklaruar se Shqipëria duhet të presë madje edhe zbutjen e krizës ekonomike. Në qendër të sulmeve kundër këtij aplikimi është ambasadorja çeke, Fialkova e cila është në krye të kontestuesve, e cila ka theksuar se qeveria shqiptare nuk duhet të nxitohet me marrjen e vendimit për aplikimin, pasi sipas saj pavarësisht se kur qeveria shqiptare do të vendosë të aplikojë për statusin e vendit kandidat, shqyrtimi do të jetë vetëm pas zgjedhjeve të qershorit, madje pas publikimit nga ana e Komisionit Europian të progres-raportit të përvitshëm të vjeshtës. Në këtë mënyrë, nëpërmjet këtij qëndrimi, diplomatët e huaj në vendin tonë bëhen mbështetës të opozitës shqiptare, e cila përkrah po të njëjtin mendim. Kështu, një ditë para se kryeministri shqiptar Sali Berisha të dorëzonte kërkesën për aplikimin për statusin e vendit kandidat në BE, kryetarja e grupit të PS, Valentina Leskaj e ka cilësuar këtë aplikim të vonuar. Sipas saj, kryeministri Berisha ka bërë atë që opozita ka kërkuar që në muajin shtator të vitit të kaluar, atë që duhet ta kishte bërë më parë pa pritur fushatën elektorale. Duke qenë se themelore për integrimin, janë standardet, garantimi i zgjedhje të lira e të ndershme si kushti i parë politik për një demokraci funksionale, si kriter i anëtarësimit në BE, Leskaj i ka kërkuar qeverisë që të ofrojë gjitha garancitë për procesin duke filluar nga dokumenti i identifikimit, kartat e identitetit dhe gjithë elementët e tjerë. Në kundërshtim me këtë, nga ana tjetër qëndrojnë kryetari i Komisionit të ligjeve në parlamentin çek, Marek Benda, zëdhënësja e Solanës, Gallach, kryeparlamentari i Polonisë, kancelarja Merkel kanë përkrahur aplikimin në këtë periudhë, duke u bashkuar njëzëri me qeverinë shqiptare.
*********************************************************************
Rehn: Zgjedhjet, hapi lakmues për testimin e demokracisë në vend
Komisionieri për zgjerim, Olli Rehn ka deklaruar se Shqipëria ka të drejtë të shtrojë kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Europian, duke vlerësuar në këtë drejtim hapin e ndërmarrë nga Shqipëria për të kërkuar statusin kandidat. Por, Komisioni Europian do të vërejë mbajtjen e zgjedhjeve të qershorit, që sipas Rehn do të jenë si lakmus për të testuar demokracinë në vend. Shqipëria ka të drejtë të aplikojë për anëtarësim, në bazë të perspektivës europiane që kanë përcaktuar vendet anëtare. Por, në të njëjtën kohë, zgjedhjet ardhshme të qershorit do të jenë lakmus, test kritik për stabilitetin politik dhe aftësinë e vendit për të përmbushur kriteret kryesore politike të Kopenhagenit, ka pohuar Rehn. Lidhur me këtë çështje, komisioneri ka vlerësuar reformat e bëra nga Shqipëria, ndërsa është shprehur optimist për të ardhmen e saj. Gjatë këtyre viteve Shqipëria ka bërë përparime në rrugën e reformave si dhe në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Deri diku ka vuajtur nga imazhi i keq i së kaluarës. Por është e mundshme që në pesë ose dhjetë vitet e ardhshme ajo të shndërrohet në një surprizë të heshtur të Ballkanit Perëndimor, është shprehur Rehn. Ndërkaq në fjalimin e mbajtur në përfaqësinë e Komisionit Evropian në Berlin, Olli Rehn ka thënë se zgjerimi i BE-së ka sjellë përfitim për të dyja palët. Të njëjtin mesazh ka dhënë edhe ministri i Jashtëm çek, Karel Schvarcenberg, i cili gjithsesi është shprehur optimist se Shqipëria do ti përmbushë kriteret e kërkuara për tiu bashkuar familjes evropiane. Në momentin e duhur Shqipëria do të marrë përgjigje sesi do të procedojmë me kërkesën e saj. Por, unë kam përshtypjen se Shqipëria është munduar të bëjë më të mirën për të arritur statusin që do ti mundësojë në të ardhmen anëtarësimin në Bashkimin Europian, ka deklaruar Schvarcenberg. Mbas dorëzimit të kërkesës për statusin e vendit kandidat, 27 ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së do të ngarkojnë komisionin me hartimin e një raporti, i cili do të shërbejë si bazë për ti dhënë Shqipërisë statusin e kandidatit. Procedurat e aplikimit nga Bashkimi Evropian konsistojnë në disa faza. Fillimi