E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkresa zyrtare - Transfertat e Fazlliçit, krejt të rregullta

Në përgjigje të interesimit të Prokurorisë së Përgjithshme, autoriteti shtetëror për Parandalimin e Pastrimit të Parave ka kryer investigimin e transfertave financiare të biznesmenit Damir Fazlliç dhe i ka cilësuar ato si krejt në përputhje me legjislacionin shqiptar, por edhe me atë ndërkombëtar Transaksionet financiare nëpërmjet bankave shqiptare, të biznesmenit boshnajko-britanik, Damir Fazlliç, rezultojnë të kryera kundrejt të gjitha rregullave dhe ligjeve shqiptare. Ky është thelbi i përgjigjes që Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave i ka thyer Prokurorisë së Tiranës, në përgjigje të interesimit të saj, për verifikime në kuadrin e dosjes së shumëpërfolur. Përgjigja mëoshet se ka mbërritur pranë grupit hetimor dhe hedh poshtë pretendimet e deritanishme mediatike, për afera të dyshimta në transaksionet e mundshme financiare që ka bërë biznesmeni boshnajko-britanik, Damir Fazlliç. Burimet e prokurorisë së Rrethit të Tiranës, kanë konfirmuar dje mbërritjen e përgjigjes nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, pas kërkesës dhe detyrimit që kjo drejtori ka për verifikimin e të gjitha transaksioneve financiare, në kufijtë e shumave të parashikuara edhe nga Ligji Nr. 9917, i datës 19. 05. 2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, sipas të cilit funksionin edhe Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave. Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, shërben si njësi e specializuar financiare për parandalimin dhe luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Kjo Drejtori funksionon si qendër kombëtare (Njësi e Inteligjencës Financiare) e ngarkuar me mbledhjen, analizimin dhe shpërndarjen e të dhënave për veprimtaritë e mundshme të pastrimit të parave. Për sa i përket misionit të saj, ajo ka objektivin parësor të punojmë me partnerët tanë kombëtare dhe ndërkombëtare për të zbuluar dhe goditur fenomenet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Drejtoria e Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave bashkëpunon ngushtësisht me disa nga institucionet më të rëndësishme te vendit. Ky bashkëpunim realizohet në mbështetje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi si dhe nga nënshkrimi i disa Memorandumeve Mirëkuptimi midis palëve, të cilat sigurojnë shkëmbimin efektiv të informacioneve të nevojshme për zbulimin dhe identifikimin e individëve dhe aktiviteteve të jashtëligjshme nga të cilat përfitohen të ardhura të papastra, apo identifikimin dhe me pas ngrirjen, konfiskimin apo sekuestrimin e pronave të tyre. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›