E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet A/H1N1 Konfirmohen 20 raste në vend

TIRANE- Numri i të prekurve nga gripi A/H1N1 në vendin tonë arrin në 20 persona, ndërkohë që të tjera mostra pritet ti nënshtrohen analizave të laboratorit të Shëndetit Publik në Tiranë.

Shifrat janë bërë të ditura nga drejtori i politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero i cili tregon se tashmë stadi i përhapjes së virusit stinor si dhe virusit A/H1N1 është epidemik.

“Numri i rasteve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në institucionet e shërbimit shëndetësor është rritur ditët e fundit. Nga numri i mostrave të analizuara deri tani, rezultojnë 70 raste pozitive me virusin A/H1N1 dhe potencialisht 3 të tjera pothuajse të konfirmuara dhe në total numri i rasteve të prekura nga virusi shkon në 20. E gjithë kjo do të thotë se ne kemi hyrë në gjendjen e epidemisë së gripit stinor dhe atij A/H1N1.” theksoi Pipero.

Ndërkohë shefi i epidermologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku sqaron se nuk ka vend për panik, pasi numri i të prekurve nga ky virus, për momentin është shumë më i ulët krahasuar me një vit më parë.

Sipas Ulqinakut në spitalet e Tiranës dhe qëndrat shëndetësore në rrethe ka në gjendje sasi të nevojshme të Tamiflusë dhe vaksinave antigrip, ndërkohë që mjekët tashmë janë trajnuar në njohjen dhe administrimin e situatave të vështira.

(e.n/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Rikthehet AH1N1, konfirmohen 20 raste te reja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›