E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria mbledh çdo vit miliarda nga taksat e automjeteve



Sipas ekspertëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, mirëmbajtja e tyre ka degjeneruar jo për shkak të mungesës së fondeve, por për shkak të klientelizmit në tendera. Këta ekspertë janë shprehur se çdo vit qeveria mbledh rreth 70 milionë euro vetëm nga taksat standarde të automjeteve, pa llogaritur taksimet e tjera, të cilat e trefishojnë këtë vlerë. Meqë këto shifra ekspertët shprehen se mirëmbajtja e rrugëve është plotësisht e mundshme, pasi në periudha të vështira, në akset rrugore, gjithë sasia e nevojshme e të ardhurave që nevojiten për ndërhyrje nuk i kalon 10 milionë eurot në rang kombëtar. Vetëm gjashtë muaj më parë qeveria ka miratuar rritjen e taksës së qarkullimit rrugor dhe të regjistrimit të automjeteve. Më parë, për regjistrimin vjetor të një autoveture duhet të paguhej vetëm 2400 lekë dhe për qarkullimin rrugor rreth 4000 lekë, me vendimin e ri të qeverisë, të dyja këto taksa, të bashkuara në një, për një autoveturë personale shkojnë 12 400 lekë. Një masë është e përcaktuar në vendimin e fundit të qeverisë “Për sistemin e taksave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”. Taksa vjetore e qarkullimit rrugor, është bashkuar dhe me taksën e regjistrimit të mjeteve. Kjo taksë, e cila ka pasuar një rritje krahasuar me vendimin e vitit 2002, do të paguhet nga pronari i automjetit në çastin e kryerjes së kontrollit të parë teknik. Përjashtohen nga detyrimi i taksës së qarkullimit rrugor dhe regjistrimit të automjeteve mjetet në pronësi të ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare të akredituara në Shqipëri, si dhe invalidët dhe veteranët e Luftës Nacional-Çlirimtare, të cilët e përdorin automjetin jo për qëllime përfitimi. Një tjetër taksë kombëtare do të jetë dhe taksa e mjedisit, e cila përbëhet nga taksa e importit të automjeteve të përdorura, nga taksa e karbonit për benzinën, benzolin dhe gazoilin, si dhe taksa e ambalazheve plastike. Taksa e importimit të mjeteve të përdorura, për mjetet me 10 ose më shumë vite përdorimi, për transportin e jo më shumë se 20 personave me peshëmbajtje deri në 5 tonë, do të jetë 128 000 lekë. Për mjetet e transportit motor për më shumë se 20 persona me peshëmbajtje mbi 5 tonë, taksa do të jetë 160 000 lekë.

6 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›