Korce impianti i trajtimit te ujrave te zeza gati ne fund te vitit
Impianti i trajtimit të ujrave të zeza në qytetin e Korcës do të vihet në funksionim në fund të këtij viti duke bërë të mundur trajtimin biologjik të ujrave. Ai do të largojë ngarkesën ndotëse të ujrave duke i grumbulluar dhe trajtuar në këtë objekt. Është planifikuar që sigurimi i energjisë elektrike të bëhet nga një linjë e pastër 20 KW që në rast të një ndërprerjeje të gjatë të energjisë të jetë në gatishmëri një gjenerator me naftë, pajisje e vetë inpiantit.
“Impianti i trajtimit të ujrave të përdorura ka nisur që në 2009 dhe është akoma në zbatim si projekt. Statusi aktual është më shumë se 60-70% e zbatimit të këtij projekti. Në momentin aktual jemi në përfundim të zbatimit të proceseve mekanike dhe elektrike të impiantit. Besojmë që në periudhën e fundvitit do të mbarojë së zbatuari projekti dhe impianti do të fillojë operimin e tij” tha inxhinierja Arlinda Ibrahimllari.
Impjanti është një vepër e rëndësishme me një kosto prej 10 milion euro, një bashkëfinancim i qeverisë shqiptare, asaj gjermnane dhe Bashkimit Europian.
Punimet për ndërtimin e tij kanë filluar në korrik të vitit 2009 dhe në bazë të ritmeve të tyre fundi i vitit do të shënojë vënien në funksion të këtij impjanti duke bërë të mundur përmirësimin e ndjeshëm të mjedisit, ajrit dhe çka është më e rëndësishmja do të shmangë rrezikun e mundshëm të kontaminimit të asenit te ujit te pijshëm nga ujrat urbane e të përdorura.
Jorgjeta Gjanci