E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI apel Rames Te njohe rezultatin e 8 Majit

 Ylli Manjani perfaqesues i  LSI-se ne KQZ, i ben apel Edi Rames te njohe rezultatin e zgjedhjeve te 8 majit. PS tha ai po synon t'i imponohet qytetareve me tezen e perseritjes se zgjedhjeve vetem se nuk pranon humbjen.
"Shpresa e tyre e vetme është që të imponohen publikut, institucioneve dhe oninionit ndërkombëtar me tezën e përsëritjes së zgjedhjeve. Domethënë, është njësoj sikur Manchester United të kërkojë përsëritjen e ndeshjes finale të mbrëmshme vetëm sepse e humbi.Është e vertetë që fletet e votimit të gjetura në kutinë e gabuar janë tepër për këtë të fundit, por është gjithashtu e vërtetë se po të njëjtat fletë janë mangut në kutinë e duhur. Ftojmë zotin Rama dhe të tjerët rreth tij, të qetësohen dhe të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë. Të pranojnë faktin se Kryetari i Partisë Socialiste doli në opozitë për herë të parë dhe ti kthehen jetës institucionale në këtë vend" tha Manjani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›