Pranga trafikanteve. 4 te rinj u kapen me 30 kg droge

Policia e Tiranës ka arrestuar katër të rinj të cilët akuzohen për trafik droge. Sasia prej 30 kilogram lende narkotike kanabis sativa u bllokua në automjetin me të cilin udhëtonin ata ndersa prej disa muajsh uniformat blu ishin vënë në ndjekje të të rinjve dhe vetem dje eshte siguruar për lëndën narkotike që kishte ardhur në Tiranë nga Lazarati.
„Lavdrim Kadri Jata, 24 vjeç, lindur e banues në Paskuqan Tiranë, Edmond Xhavit Faja, 28 vjeç, lindur e banues në Tiranë, Eduart Naim Karaj, 23 vjeç, lindur e banues në Paskuqan Tiranë, Gojart Besim Loçi, 30 vjeç, lindur e banues në Paskuqan Tiranë. Arrestimi i tyre u bë mbrëmë, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale Speciale, ku pas kontrollit në bagazhin e automjetit “Benz 190“, me targa AA 642A I, ju gjetën e ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 qese ku brenda tyre kishte afro 30 kg, bimë narkotike e llojit “Cannabis Sattiva“” tha zëdhënësja e policisë së Tiranës, Alma Katragjini.
Veç drogës, policia ka sekuestruar dhe dy automjete që përdoreshin nga personat e përfshirë në trafik si edhe 5 telefona celularë të markave të ndryshme. Sipas informacioneve te uniformave blu, droga do të shitej në tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.
Jul Kasapi