E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI, bashkëpunim për zgjedhjet e 28 qershorit me pensionistët

TIRANE - Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë dje mbështetjen e sindikatës së pensionistëve për në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit ndërsa kjo forcë premton se ka si prioritet të sajin në programin qeverisës pikërisht moshën e tretë. Kreu i LSI-së, Ilir Meta nënshkroi dje marrëveshjen e bashkëpunimit me kreun e Sindikatës së Pensionistëve të Shqipërisë, Isa Gorica. 
Meta theksoi se përmes këtij bashkëpunimi synohet jo vetëm miratimin i  projektligji për moshën e tretë por edhe për të reformuar sistemin e pensioneve.
Nga ana e tij, kryetari i Sindikatës së Pensionistëve Isa Gorica tha se grupimi politik që përfaqëson Meta është një grupim politik që ka vizion, por ka dhe veprim, pasi sipas tij aprovimi i ligjit për moshën e tretë. rreth 380 mijë pensionistë të moshës së tretë, përfitojnë një rrogë të 13-të, përfitojnë shërbime dhe ilaçe falas, përfitojnë rrugëtime brenda dhe jashtë qytetit falas, dhe familjet e vetmuara të pensionistëve, që janë 87 mijë e 500 përfitojnë përjashtimin nga pagesa e taksave lokale.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›