E Diel, 1 Nëntor 2026

“LSI do maksimizojë votat për parlamentaret e 2013-ës”

19-09-2011 / Gazeta 55

Vangjel Tavo dhe Monika Kryemadhi

Deputeti i qarkut të Gjirokastrës, njëherazi nënkryetar i Parlamentit Shqiptar, Vangjel Tavo, dhe Sekretarja Organizative për LSI-në e Kryeqytetit Monika Kryemadhi, të shoqëruar nga Kryetarja e LRI-së, Erisa Xhixho dhe drejtues të tjerë të LRI-së kanë zhvilluar një takim mjaft entuziast në qytetin e Gjirokastrës.
Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo ka hedhur poshtë zërat për përçarje brenda radhëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Gjatë këtij takimi, Tavo u shpreh për 3-fishim të elektoratit deri në vitin 2013 dhe se LSI nuk i trembet reformës zgjedhore.
“Ky takim është prova më e fortë kundër deklaratave dashakeqe për përçarje të hamendësuar brenda radhëve tona. Ky entuziazëm tregon më së miri se ne jemi më të fortë e më të bashkuar se kurrë. Vendi ndodhet përpara sfidave të vështira. LRI dhe LSI do të jenë promotorë të të gjitha reformave, duke filluar ajo zgjedhore. Në vitin 2013, në qarkun e Gjirokastrës LSI do të trefishojë mbështetjen në komunitet, ndaj e ritheksoj se ne nuk i trembemi asnjë sfide apo reforme”, theksoi Tavo.
Ndërsa për anëtaren e strukturave drejtuese të LSI-së, Monika Kryemadhi, forca politike që përfaqëson do të jetë tërësisht e fokusuar në punësimin e të rinjve.
Ajo tha gjithashtu se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë forcë fituese në të gjithë vendin, si dhe në qarkun e Gjirokastrës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›