LSI do të bashkëpunojë me kompaninë “GREENBERG” për fushatën elektorale

Lëvizja Socialiste për Integrim do të bashkëpunojë me kompaninë amerikane "Greenberg Quinlan Rosner Research”, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, pas një takimi pune që zhvilloi sot në mjediset e hotel Tirana me përfaqësues të kompanisë amerikane, bëri të ditur për mediat se ''ky bashkëpunim do të mbrojë standardet e zgjedhjeve të 28 qershorit". Sipas tij, "ky bashkëpunim është një tjetër mundësi për të përcaktuar suksesin e LSI-së në zgjedhjet parlamentare. Greenberg Quinlan Rosner Research”, është një kompani studimesh dhe sondazhesh politike me qendër në Uashington DC. Ajo u krijua në vitin 1980 nga Stan Greenberg, profesor i politikave krahasuese në Universitetin e Jales. Kompania strategjike dhe konsultuese për fushatat politike ndërkombetare, ka vetëm pak ditë që ka mbyllur fazën e fare të punës me LSI-në. Bashkëpunimi midis "Greenberg Quinlan Rosner" dhe LSI-së u vendos me 22 janar.
...