LSI-ja hap fushatën në Durrës, Meta: “Do ta mundim berishizmin më 28 qershor”
Kreu i LSI-së: “Kemi planin më konkret për nxjerrjen e vendit nga kriza”. Meta: “Do ta rimëkëmb ekonominë shqiptare, ashtu siç bëra kur isha kryeministër”
Shaban Sulçe
Lëvizja Socialiste për Integrim ka hapur fushatën e saj elektorale në një takim madhështor të zhvilluar në Pallatin e Sportit të qytetit të Durrësit. Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka prezantuar kandidatët e LSI-së në qarkun e Durrësit, ndërkohë që gjatë fjalës së tij ka deklaruar se më 28 qershor LSI-ja do të mund berishizmin dhe do ta nxjerrë Berishën përfundimisht në pension politik. Meta ka shpalosur pikat kryesore të programit të LSI-së, program i cili, sipas tij, është më konkreti dhe synon hapjen e 100 mijë vendeve të reja të punës dhe nxjerrjen e vendit nga kriza. Ndërkaq, kandidatët e LSI-së në Durrës, Lefter Koka dhe Artur Zheji, shprehën besimin dhe sigurinë e tyre në fitoren e LSI-së në Durrës, ashtu si në të gjithë Shqipërinë.
Kriza
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, e ka akuzuar kryeministrin Berisha dhe qeverisjen e korruptuar dhe të paaftë të tij se e kanë zhytur vendin në një krizë të thellë ekonomike. Meta tha se kriza ka mbërthyer ekonominë shqiptare dhe qindra mijëra shqiptarë, të cilët jetojnë në varfëri dhe fajtori, sipas kreut të LSI-së, është pikërisht kryeministri Berisha. “Shkaku është i qartë sepse shqiptarët përballen sot me një krizë të theksuar lidershipi politik dhe qeverisës. Kryeministri në largim jeton larg realitetit. Kujdesi i ‘qeverisë së shërbesave’ për qytetarët është minimal e jashtë çdo standardi”, - tha Meta. Ai theksoi se Shqipëria ka nevojë për një lidership dhe qeverisje të re, për një lidership me eksperiencë.
Koha për veprim
Meta tha se tashmë është koha për veprim për ta nxjerrë vendin nga kriza e thellë ku e ka zhytur Sali Berisha. Ai kërkoi besimin e shqiptarëve më 28 qershor, pasi do të rimëkëmbte ekonominë shqiptare, ashtu siç bëri edhe në vitin 1999, kur ishte kryeministër i Shqipërisë. “Tani është koha për veprim. Kur u bëra kryeministër në vitin 1999, Shqipëria po vuante akoma krizën ekonomike të shkaktuar nga firmat piramidale dhe ne vepruam me kurajë e nëpërmjet ndërhyrjeve të thella strukturore e reformave radikale duke e nxjerre vendin nga kriza dhe rigjallëruar ekonominë. Alternativa në këto zgjedhje është shumë e qartë. Nëse jeni sëmurë, kërkoni një doktor. Nëse ju duhet një pikturë e bukur, kërkoni një piktor. Por kur ne të gjithëve na duhet të dalim nga kriza, të përmirësojmë ekonominë, të rrisim nivelin dhe cilësinë e jetesës së qytetarëve dhe të krijojmë punësim për të gjithë nëpërmjet rritjes së investimeve, kërkojmë një ekonomist dhe një ekip që njeh situatën dhe ka të qartë një plan konkret masash për daljen nga kriza dhe shëndoshjen e ekonomisë. Ne nuk kemi qëndruar duarkryq as si parti opozitare. Ne kemi sfiduar Berishën dhe politikat e qeverisë aktuale që kanë krijuar gjithë këtë rrëmujë. Ne kemi qenë një zë i ndryshimit, një zë i përgjegjësisë dhe përgjegjshmërisë, një zë i veprimit”, - vijoi Meta.
Rinia
Meta deklaroi se LSI-ja ka një plan konkret për punësimin dhe sigurimin e së ardhmes për shtresën më vitale të shoqërisë shqiptare, rininë. “Rinia shqiptare është aseti me i vyer i kombit tonë. Rinia shqiptare është shpresa jonë për një të ardhme më të mirë. Qeveria rri duarkryq dhe i shet rinisë parulla. Qeveria nuk ka programe se si t’i vërë në jetë energjitë dhe aftësitë e të rinjve. Gjithçka që shikojmë janë reklama që trumbetojnë sesa para janë harxhuar për arsimin, por kurrë nuk dëgjojmë asgjë për cilësinë e arsimit. Ne duhet që t’u tregojmë të gjithë të rinjve shqiptarë se ata mund të kenë një të ardhme këtu dhe se e ardhmja e tyre është Shqipëria. Ne duhet të veprojmë. Dhe këtë do ta bëjmë bashkë me rininë. Është e lehtë që të flasim për problemet që ka Shqipëria sepse çdokush i ndien dhe i sheh ato përditë. Por pyetja është: Çfarë duhet të bëjmë ne? Cili është ai plan veprimi që do të na nxirrte nga kjo krizë ekonomike? Si mund të hapim vende të reja pune? Veprimi im është fjala ime dhe fjala ime do të jetë gjithmonë veprimi im. Unë e di që ne mund të përmirësojmë ekonominë. Ne do të krijojmë më shumë vende pune dhe më shumë shanse për rininë. Ne do ta kthejmë Shqipërinë në rrugën e zhvillimit dhe prosperitetit. Ne do të veprojmë. E ardhmja më 29 qershor do të jetë në duart tona”, - tha kreu i LSI-së, Ilir Meta.
Kryebashkiakja e PS-së në Shijak bashkohet me LSI-në
Kryetarja e Bashkisë së Shijakut, e cila përfaqësonte Partinë Socialiste, Afërdita Alite, është bashkuar zyrtarisht me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Alite ka thënë se është bashkuar me LSI-në, pasi kjo është forca e vërtet përfaqësuese e të majtëve në të gjithë Shqipërinë.
29 Maj 2009