E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI kërkon komisionin hetimor

Tragjedia e Gërdecit është ngritur sërish për diskutim dje në sallën e Kuvendit. Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Pëllumb Xhufi, i ka bërë thirrje prokurorisë që për këtë tragjedi të orientohet drejt gjatë hetimeve të saj për të nxjerrë në pah të vërtetën ashtu siç është. Sipas Xhufit, kjo është një ngjarje e rëndë, pasi në të janë implikuar zyrtarë të lartë të shtetit, ndaj hetimi duhet të jetë serioz dhe të mos lihet pas dore. Gjithashtu, ai i ka kujtuar Kuvendit nismën e LSI-së dhe PDS-së për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar. Nisëm e cila u ndërmor menjëherë pas tragjedisë dhe u depozitua në Kuvend, por që ende nuk është hedhur asnjë hap për ta konkretizuar. Nëse miratohet ngritja e këtij komisioni, në bazë të rregullores së Kuvendit drejtimi i tij i takon opozitës dhe konkretisht partive që kanë ndërmarrë nismën.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›