E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherefedin Shehu: Fonde shtesë për të pakënaqurit

Z.Shehu, ka pasur shumë debate mbi faturën reale të Gërdecit dhe pretendohet se ka abuzime. Si qëndron e vërteta?

As unë dhe askush tjetër nuk mund të thotë se si është e vërteta, pasi ky është një vlerësim që është kryer nga një grup njerëzish dhe një palë tjetër nuk e pranon. Por unë do të shtoja se ekziston një vendim tjetër, ku n.q.s i prekuri nuk pranon vlerën e dëmshpërblimit, atëherë qeveria merr përsipër ta rikthejë pasurinë në gjendjen e mëparshme. Kjo është bërë pasi presupozohet që ka pretendime të padrejta. Ndoshta nuk mund t‘i quash të tilla, por i dëmtuari tenton që të shkojë në përfitime sa më të larta dhe nuk mund të thuash sa spekulative janë.

Sa transparente kanë qenë procedurat?

Procedurat ka qenë të tilla që garantojnë transparencë, pasi janë marrë nënshkrimet nga të gjithë të dëmtuarit nga komisionet e verifikimit. Më pas është krijuar një komision tjetër që është ai i vlerësimit. Por çdo veprim është kryer komfort ligjit. Edhe tek ankesat do të bëhet rivlerësim i dëmit.

Kjo do thotë që fatura do të pësojë rritje?

Kjo është një mundësi teorike, por n.q.s do të ketë raste të verifikuara, natyrisht që do të ketë rritje. Për këtë faturë qeveria preku fondin e saj rezervë. Ndërkohë që kemi një kontigjencë nga tejkalimi i të ardhurave që është më e madhe se 4 miliardë lekë. Pra, në këtë mënyrë, nuk ka risqe edhe në rast se do të ketë rritje të faturës.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›