E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria shqiptare kërkon Diverolin

22-vjeçari Efraim Diveroli, president i kompanisë AEY kërkohet për të dhënë shpjegime jo vetëm në Kongresin Amerikan, por edhe nga Prokuroria e Përgjithshme. Televizioni "Top Channel", që u referohet burimeve nga prokuroria njoftoi dje se emri i të riut amerikan është futur në listën e njerëzve që do të merren në pyetje për të zbardhur pistën e trafikut të armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit, veçanërisht atë të fishekëve. Megjithëse këtë të premte Efraim Diveroli duhet të paraqitet para Kongresit Amerikan. Burimet e TCH konfirmojnë se Efraim Diveroli është mes personave që besohen të pyetet edhe për një arsye tjetër që ka lidhje me regjistrimin e një bisede të kryer në qershor 2007 dhe ku përmenden afera korrupsioni të bëra në Shqipëri. Presidenti i kompanisë AEY, Efraim Diveroli, flet mes të tjerash për blerjen e miliona fishekëve nga vendi ynë dhe pamundësinë e tij për të operuar më tej në këtë tregti. Megjithatë, grupi i hetimit u tregua i matur për të dhënë shpjegime të mëtejshme për shkak të cilësisë sekrete të hetimeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›