E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI kontrakton “Greenberg”, kompaninë amerikane për zgjedhjet e qershorit

TIRANE - Kompania e njohur amerikane për fushatat zgjedhore “Greenberg Quinlan Rosner” e ka konsideruar kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta si shumë më afër filozofisë së presidentit aktual amerikan Barack Obama, pavarësisht se është rivali i tij i ashpër në më majtë kryesociaslisti Edi Rama ai qe sot e gjithë ditën përpiqte që të imitojë me gjeste dhe artikulim shefin e ri të Shtëpisë së Bardhë. “Greenberg Quinlan Rosner” kompania që ka bërë fushatën e liderëve të majtë progresistë në botë, si të ish-Presidentit Klinton, ish-Kryeministrit të Britanisë Blair, të Kancelarit të Austrisë Gusenbauer, apo dhe të Mandelës, është përzgjedhur nga LSI si kompania konsulente në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 28 qershorit. “Kompania jonë punon me kandidatë progresistë dhe nëse shohim traditën e LSI, do të gjejmë plot ngjashmëri mes tyre dhe kandidatëve tanë demokratë në SHBA dhe në parimet e kësaj partie. Po të shohim këto zgjedhje, se çfarë Shqipëria ka nevojë, duket që zoti Meta e di këtë rëndësi. Ajo ç’ka nevojitet tani është dikush që është testuar më parë si lider, që ka eksperiencë në nivel kombëtar, që di sesi të punojë për zgjidhjen e krizës ekonomike, dhe që e bën këtë në një mënyrë duke pasur parasysh të gjitha nevojat e njerëzve të varfër. Pra, problemi është jo vetëm që të zgjerojmë partinë tonë, por në një mënyrë që të jetë e pranueshme nga të gjithë shqiptarët. Pra, ky është parimi kryesor që Barack Obama i është përkushtuar Partisë Demokratike dhe ne shohim një ngjashmëri dhe kapacitet të njëjtë të zotit Meta për partinë e tij”, deklaroi Zëvendëspresidenti i “Greenberg” Feierstein.
Nga ana e tij lideri i LSI-së tha se shpreson në një bashkëpunim shumë të suksesshëm për zgjedhjet e 28 qershorit me këtë kompani. Duke shprehur shqetësimin për standardet e zgjedhjeve Meta theksoi se një nga drejtimet kryesore të bashkëpunimit do të jetë pikërisht ai për të mbrojtur standardin e zgjedhjeve të ardhshme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›