Sondazhi/Edhe në portalin Balkanweb që mbështet të majtët, PD del fituese e zgjedhjeve të 28 qershorit
TIRANE - Një sondazh i organizuar prej Balkanweb, deri mbrëmjen e kaluar nxirrte fitues Partinë Demokratike.
E njohur si një kompani mediatike, me prirje opozitare, agjencia e lajmeve Balkanweb, në faqen e saj zyrtare prej dy ditësh organizon një sondazh, ku nëpërmjet pyetjes “Nëse do të votonit sot, për kë do të ishte vota juaj?”, fton përdoruesit e interentit të japin mendimin e tyre on-line, për të paktën 9 forca politike, objekt të këtij sondazhi.
Deri mbrëmjen e kaluar, PD e kryesonte këtë sondazh me 304 vota, ose 41 për qind të votave. Pas PD-së, në këtë sondazh renditej PS-ja me 293 vota, ose 40 për qind të totalit të votave. Pas këtyre partive, renditeshin me radhë parti të tjera, sikurse janë LSI, PR, PDK, PSD, G 99, PDI dhe PBDNJ.
Deri mbrëmjen e kaluar kishin votuar on-line në këtë sondazh 739 persona.