LSI, kundër rritjes së çmimit të energjisë
LSI-ja del në përfundimin se keqmenaxhimi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes është një ndër arsyer kryesore që shqiptarët vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Nënkryetari i kësaj partie, Dritan Prifti, tha se është mungesa e profesionistëve, ndikimi i militantizmit dhe është pikërisht kjo pjesë e ndërmarrjes që i sjell probleme edhe pjesës tjetër, KESH-it.
“Kjo ndërmarrje nuk paguan më askënd për shërbimet që jepen. Kjo nuk e paguan më energjinë që blen nga KESH-i, kjo paguan vetëm energjinë që blihet me tendera nga jashtë Shqipërisë, sepse dihet që aty përfitohet në mënyrë të jashtëligjshme nga disa njerëz. Pra, nuk paguan energjinë që merr nga brenda Shqipërisë, nuk paguan asnjë furnizues shqiptar që fiton tendera dhe bën shërbime për KESH”, - tha Prifti duke shtuar se janë mbi 90 milionë euro borxh që kjo ndërmarrje u ka kompanive shqiptare, të cilat nuk i ka paguar për tre vjet rresht për çdo lloj shërbimi që i bëhet asaj. “Pra, është një ndërmarrje që është e falimentuar. Unë habitem se çfarë duan të privatizojnë. Është një ndërmarrje që me mënyrën se si menaxhohet, është plotësisht e falimentuar. Ne jemi absolutisht kundër kësaj mënyre menaxhimi, jemi kundër politikës për të rritur sërish çmimin e energjisë elektrike vitin që vjen. Nuk ka premtuar këtë zoti Berisha kur ka fituar zgjedhjet. Përkundrazi, i ka fituar zgjedhjet me premtimin që do ta ulë çmimin e energjisë elektrike, do ta heqë TVSH-në nga fatura e energjisë elektrike, nga 20 për qind për ta bërë 6 për qind, e ka të shkruar në programin e qeverisë”, - deklaroi Prifti.