E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, vizitë në Turqi, me ftesë të Gylit

Me ftesë të Presidentit të Turqisë, Abdullah Gyl, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi, dhe në krye të një delegacioni zyrtar do të zhvillojë në datat 26 dhe 27 nëntor 2008 një vizitë zyrtare dyditore në Turqi. Në ditën e parë të vizitës, kryetari i shtetit do të takohet me homologun Abdullah Gyl, me Kryeministrin Taip Erdogan, me kryetarin e Asamblesë së Madhe të Turqisë, Koksall Toptan, dhe do marrë pjesë në seancën plenare të Parlamentit turk.

Në axhendën e kryetarit të shtetit përfshihen gjithashtu edhe takime me biznesmenë turq dhe shqiptarë, përfaqësues të dhomave dhe institucioneve me karakter tregtar, autoritete lokale dhe do zhvillojë një vizitë të veçantë në Universitetin e Bosforit. Pikërisht në këtë universitet ka studiuar dhe i ati i tij për ekonomi, Myrteza Topi. Gjatë qëndrimit në Turqi, Presidenti Topi do të zhvillojë një takim edhe me përfaqësues të shoqatës së Vëllazërisë Turko-Shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›