E Shtunë, 31 Tetor 2026

Standardi i bashkisë për transparencën e qeverisjes

Share

Ka tri ditë që të përditshmet kanë dhënë lajmin se Bashkia e Tiranës ka nisur rikonstruksionin e rreth-rrotullimit (kulaç, i thonë në zonën Fier-Vlorë) në rrugën e Durrësit që të nxjerr në superstradë, pranë doganës, aty ku nis Unaza e re që të çon tek pallati me shigjeta. Tek-tuk ky lajm është dhënë dhe me pak pompë. E dini më të bukurën? Rreth-rrotullimi thjesht është rrethuar me një gardh të shëmtuar, por aty nuk ka asnjë punëtor, asnjë vegël, asnjë mjet, asnjë eskavator. E megjithatë, lajmi është dhënë, ska gjë se në këtë mes nuk ka asnjë lajm. Është dhënë nën kujdesin e posaçëm të Lulzim Bashës.

Ky i fundit këtë zanat ka: na informon për gjëra që sna duhen, dhe na fsheh gjërat që duam të dimë. Ja, lidhur me prerjen e pemëve të Parkut për të hapur ca më shumë rrugën e Elbasanit nuk thotë asgjë. Ai lajm u mor vesh nga të tjerët, jo nga bashkia. Bashkia heshti dhe më pas, kur gazetarë, intelektualë, njerëz të tjerë të politikës e të shoqërisë civile, i kërkuan të japë shpjegime mbi atë që po ndodh atje, të nxjerrë në shesh projektin që ekziston, vendimin që është marrë, të na tregojë kush e ka marrë, dhe a e ka marrë në përputhje me ligjet. Jo, as që bëhet fjalë. Lulzim Basha e ka gojën të qepur.

http://respublica.al/artikuj/2012/6/22/standardi-i-bashkise-per-transparencen-e-qeverisjes

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›