LSI në koalicion me PD-në deri më 2013
06/12/2011 Meta shmang komentet për deklaratat e kyesocialistit Rama
“Politikani nën dëshpërimin e humbjes s’bën mirë të shkruajë libra”
Lëvizja Socialiste për Integrim do të vazhdojë të jetë në koalicion me Partinë Demokratike të paktën deri në zgjedhjet e ardhshme të 2013-s. Kreu i saj, Ilir Meta, ka refuzuar të komentojë deklaratat e kreut të Partisë Socialiste lidhur me mundësinë ose jo të një koalicioni mes PS-së dhe LSI-së. Shefi i opozitës, në mbledhjen e fundit të Asamblesë së partisë përjashtoi çdo mundësi bashkëpunimi me partinë e Metës, ndërsa në librin e tij “Kurbani” Rama shkruan se “dera e PS-së mbetet e hapur për Metën”. “Unë nuk jam këtu për të gjykuar këto oshilacione, përkundrazi, detyra jonë është të vazhdojmë me programin tonë. LSI-ja ka një marrëveshje për qeverisjen me PD-në dhe i ka qëndruar kësaj marrëveshje me mjaft korrektese”, - deklaroi Meta gjatën një prononcimi për mediet. I pyetur për vlerësimin që ka për Ramën si shkrimtar, ai deklaroi: “Mendoj se ka shumë më tepër libra interesantë në treg. Një politikan që është aktiv nuk bën mirë të shkruajë kujtime, aq më shumë nën peshën e dëshpërimit të një humbjeje. Në përgjigje të interesit të gazetarëve për reformën zgjedhore, Meta përsërit apelin e tij drejtuar dy partive të mëdha që të mos e monopolizojnë këtë reformë. Ai sqaroi se LSI-ja nuk do të vendosë kushte ndaj aleatit të saj qeverisës (PD-së) për këtë çështje, por këmbëngul në zbatimin nga komisioni të 52 rekomandimeve të ODIHR-it. “Konsensusi është shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm, por është i tillë dhe i shton dhe më tej vlerat e tij pikërisht kur kemi konsensus për standarde, jo konsensus thjesht për interesa të caktuara të forcave të caktuara politike”, - tha kreu i LSI-së. Që nga koha e mandatimit të tij komisioni parlamentar për reformën zgjedhore është mbledhur vetëm një herë. Gjatë saj u caktua grupi i ekspertëve, të cilët tashmë kanë në dorë përpunimin dhe formulimin e çdo propozimi për Kodin Zgjedhor. Ekspert po koordinojnë detajet teknike, siç janë kalendari i punës dhe asistenca ndërkombëtare në komision. Gjithashtu u vendos marrja në konsideratë e propozimeve të partive të vogla jashtë komisionit, ndërkohë PD-ja e PS-ja kanë të drejtën e vetos.
Pak ditë më parë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në nisje të punimeve të Asamblesë Kombëtare të PS-së ka komentuar në mbledhje edhe zërat për mundësinë e një koalicioni me LSI-në, duke mënjanuar çdo mundësi për koalicionin me partinë e Metës. Rama theksoi se për sa kohë Meta është në koalicion me Berishën, PS-ja nuk ka çfarë t’i thotë atij për një aleancë të mundshme. Në këtë kuadër, Rama u shpreh se PS-ja duhet të punojë për të mbledhur sa më shumë vota dhe të përgatitet për të shkuar vetëm në zgjedhjet e vitit 2013. “Ilir Meta është pjesë e pushtetit dhe nuk ka opozitë të thotë se na duhet gjysma e pushtetit. Ai e ka bërë zgjidhjen e tij dhe ne nuk kemi ç’t’i themi për sa kohë ajo mbetet zgjedhja e tij”, - tha kreu i selisë rozë.
Rama për koalicionin
Kreu i opozitës, Edi Rama, në takimin me anëtarët e sapozgjedhur të Asamblesë Kombëtare ka deklaruar: “E konsideroj naive, për të mos thënë qesharake, që nga disa eksponentë brenda PS-së të thuhet ‘të bashkohemi edhe me Metën për të mundur kryeministrin Berisha’. Kjo është njësoj si të thuash se pa gjysmën e Saliut ne nuk mundim dot Saliun, ndërkohë që PS-ja dhe koalicioni i sotëm opozitar ka detyrim ta largojë Saliun në radhë të parë me një moral të ri, si garanci për mirëqeverisjen.”
Berisha për Ramën
Kryeministri Berisha tha në Durrës dy ditë më parë se Rama në librin e tij shkruan me shumë urrejtje për personalitetet politike si Nano apo Meta, që kanë merita në PS. “Kur opozita bënte rezoluta në parlament kundër meje, kundër PD-së, për anëtarësimin në NATO, Ilir Meta dhe Pandeli Majko ishin kundër, sepse ata ishin pro atlantit. Ata mund të ishin në PD, zgjodhën PS-në, dhe nuk bënë gabim, e zgjodhëm me qëllim rinovimi”, - tha kreu i qeverisë.