“Sakrifica” shqiptare e Turandot
06/12/2011 Nicola Zorzi
Ajo që triumfon është dashuria, ose më saktë, “çlirimi” vjen nga sakrifica e dashurisë. Nuk është një histori e thjeshtë dashurie mes një burri dhe një gruaje, por është dashuria universale që mund të ndihmojë botën. Historia e princeshës Turandot dhe Kalafit po rrëfehet në skenën operistike shqiptare që prej mbrëmjes së djeshme. Opera “Turandot” me regji të Nicola Zorzit do të vijojë të shfaqet edhe për disa net të tjera në skenën e TKOB. I gjendur në Tiranë për të disatën herë, Zorzi, i cili ka realizuar në Shqipëri edhe operat “Lucia di Lammermoor”, “Norma”, “Rigoletto” mendon se vepra është e hapur dhe çdokush mund ta lexojë si të dojë. Megjithatë, ai pranon të flasë diçka edhe për frymën shqiptare të operës, përtej Turandot...
Ndodheni për të disatën herë në Shqipëri. Si e shihni dhe si do ta vlerësonit skenën operistike shqiptare?
Shoh që skena operistike në Shqipëri sa vjen e përmirësohet. Nga viti në vit gjërat ndryshojnë për mirë, duke u nisur që nga katër vite më parë kur kam ardhur në fillim. Teatri është çdo vit me diçka të re, më të bukur dhe kemi përfituar nga ndryshimet e reja të bëra në teatër për të realizuar këtë “Turandot” të veçantë. Për të punuar për herë të parë diçka absolutisht të re, që publiku të shohë diçka që nuk e ka parë ndonjëherë.
“Turandot” është ngjitur në skenë edhe para gjashtë vjetëve. Çfarë sjell ndryshe kjo vënie e re?
Është një “Turandot” krejt ndryshe. Diferencat janë që është një “Turandot” që insiston në aspektin human të personazheve, duke nisur nga pamjet vizuale, duke insistuar më tepër në aspektin dramatik të operës dhe jo në atë vizual. Sepse opera më tepër se një tregim, një përrallë është një tregim tragjik dhe vuajtës, për pushtetin e një gruaje të fortë si Turandot. Është një botë e vuajtjeve, e gjakut, pushtetit, vdekjes. Por është gjithashtu dhe vendi ku zgjidhen këto nëpërmjet dashurisë, jo ajo dashuri që është ndërmjet Kalafit dhe Turandot, por dashuria dhe sakrifica e Liu. Dashuria e vërtetë është sakrifica që bëhet. Të gjithë e shohin dhe asistojnë në këtë vdekje dhe duke parë këtë skenë tragjike secili prej personazheve ndryshon.
Ka përshtatje “shqiptare” të shfaqjes në elementë të skenografisë apo detajeve të këtij lloji, duke pasur parasysh që flitet për një diktaturë dhe madje drejtori Zhani Ciko cilësoi se disa detaje të skenografisë janë të ngjashme me ato të burgut të Spaçit?
Është motivi i diktaturës në përgjithësi, por jo krejtësisht i përputhshëm për diktaturën shqiptare. Është përshkrimi i diktaturës që kanë vuajtur shumë vende, pra përshkrimi i diktaturës në përgjithësi. Është sinjifikativ dhe ndër këto vende që kanë vuajtur në diktaturë është Shqipëria, por nuk është specifike për të.
Megjithatë, bashkëpunimi me artistët shqiptarë është “specifik”. ǒmund të thoni për këtë bashkëpunim?
I njoh mjaft mirë dhe janë si të familjes për mua. Kemi punuar mjaft mirë, kasti është shumë i mirë. Jam shumë i kënaqur edhe për sa i përket korit. Të gjithë bashkë sjellin në skenë një spektakël të vërtetë.
Po për kushtet teknike me të cilat duhet të përballeni?
Siç thashë në fillim, ngadalë, në çdo vit, ka diçka që përmirësohet. Jam i kënaqur që çdo vit ka një propozim të ri për t’u vënë skenë.
Është e vërtetë që skena operistike në botë po përjeton një lloj krize? E vini re këtë edhe në skenën shqiptare?
Unë e njoh mirë skenën italiane dhe është e vërtetë, por nuk është problem apo krizë e teatrove, sesa është problem ekonomik. Gjithmonë kur kriza prek dikë, gjërat që mund të “vuajnë” dhe “preken” më shpejt janë ato të artit dhe të kulturës. Por në Tiranë, pavarësisht vështirësive shoh një program dhe një kalendar shumë të ngjeshur dhe të denjë për një teatër. Sigurisht që ka krizë, por shoh që tek ju përballohet me kurajë.
Besoni se në këtë krizë është më mirë që teatrot të jenë të hapur ndaj njëri-tjetrit, në bashkëpunime, shkëmbim artistësh?
Në Itali ka shumë bashkëpunime. Këtu ka vetëm një teatër, por mund të ketë bashkëpunime me teatro të huaj. Kjo është një mënyrë e të funksionarit.
Gjëja e parë që vutë në dukje në këtë opera është jo dashuria, por vuajtja që sfidohet nga sakrifica e dashurisë. Arti në përgjithësi duket të jetë edhe një lloj sakrifice. Cila është sakrifica më e madhe që ju personalisht keni bërë për artin tuaj?
Mendoj se arti nuk është sakrificë, por është një lloj kënaqësie. Është një fat dhe privilegj të punoj në art. Sakrifica është diçka më e thellë. Sigurisht është punë impenjative, që të përfshin shumë, por kjo është dhënie ndaj punës.
ǒmund të thoni për fillimet tuaja në art dhe në fushën e operës?
Pasioni im për operën lindi rastësisht kur isha i vogël. Unë jam nga Verona. Dihet Arena e Veronës dhe kur isha i vogël, 10 vjeç shkoja të shihja shpesh shfaqje në arenën e Veronës. Ndikoi edhe dashuria për muzikën e dhënë nga prindërit dhe kështu fillova të punoj në arenën e Veronës. Më pas studiova në Universitetin e Bolonjës për regji teatri. Kam kaluar 10 vjet në skenë si asistent regjisor dhe më pas si regjisor duke punuar me teatro të ndryshëm. Kam punuar disa herë me mjaft regjisorë të njohur italianë dhe me regjisorë të huaj. Bëra operën time parë si regjisor në Tiranë me “Lucia di Lammermoor” para katër vjetësh. Që këtu fillova të bëj regjinë edhe të operave të tjera. Spektakli im i fundit ishte “Nabucco”, të cilin e realizova në Itali, para se të vija këtu. U vu në disa qytete të Italisë dhe pati një sukses të veçantë.
Thatë se opera juaj e parë “u ngjiz” në Tiranë. Ka ndonjë domethënie të veçantë kjo për ju dhe si lindi bashkëpunimi me skenën shqiptare?
Bashkëpunimi lindi pasi telefonoi maestro Ciko, i cili njihte Vittorio Parisin, i cili ka qenë dirigjent edhe në bashkëpunime të tjera. Kështu u njohëm përmes “Lucia de Lammermoor”. Ndiej vërtet diçka të veçantë për Shqipërinë dhe ndjehem vërtet sikur jam në shtëpinë time të dytë kur jam këtu.