Pakti PD-PS, arrihet konsensusi për Kodin Rrugor
06/12/2011 Olldashi: Votimi i kodeve me 3/5-at të kthehet me shumicë të thjeshtë
Miratohet ligji që parashikon dyfishimin e gjobave për shkelësit e qarkullimit rrugor
Herion Mesi
Me 115 vota pro deputetët e Kuvendit në seancën e djeshme plenare miratuan ndryshimet e reja në Kodin Rrugor. Pas miratimit të Kodit Hekurudhor dhe Ajror, opozita dhe mazhoranca kanë arritur të gjejnë konsensusin për këtë draft, që kërkonte shumicë të cilësuar. Shqyrtimi i Kodit Rrugor në Kuvend u shty pas amendimeve që Partia Socialiste dorëzoi në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese javën e kaluar, ku pas diskutimit propozimet e PS-së për Kodin Rrugor u morën parasysh edhe nga mazhoranca. “Besoj se kemi bërë një punë të mirë në përmirësimin e kuadrit ligjor të Kodit. Por besoj se ka pasur një keqkuptim për shtyrjen e votimit nga ana e opozitës. Por këto vonesa janë bërë vetëm për këmbënguljen tonë për të përmirësuar legjislacionin në fuqi”, - u shpreh dje nënkryetari i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese Eduard Shalsi, i cili në emër të PS-së dorëzoi paketën e amendimeve ligjore për Kodin Rrugor, gjë që solli dhe anulimin e seancës plenare të javës së kaluar. Dhe pikërisht për këtë ministri Sokol Olldashi kërkoi nga Kuvendi që Kodi Rrugor të kthehet në një ligj me shumicë të thjeshtë. “Do ishte mirë që kodet me vendim të parlamentit të kthehen në ligje të thjeshta, duke qenë se dhe procedurat dhe teknologjia në qarkullimin rrugor, ajror dhe detar ndryshojnë dita-ditës. Dhe këto ndryshime në teknologji sjellin nevoja të vazhdueshme për ndryshime ligjore”, – tha Olldashi.
Kodi Rrugor
Në variantin e integruar të ligjit për Kodin Rrugor, që u miratua me konsensus, parashikohet që gjobat për drejtuesit e automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor të dyfishohen dhe jo të katërfishohen, siç ishte propozimi fillestar i qeverisë. Gjithashtu opozita kërkoi që të vendoset sistemi i pikëzimit për patentat, një kërkesë kjo për të cilën Ministria e Transporteve ka nisur punën për ta konkretizuar. Me aktin e dhënies së lejes së drejtimit jepet gjithashtu një sasi prej 20 pikësh për çdo drejtues mjeti. Por në rast se konstatohen shumë shkelje të normave të sjelljes, këto pikë mund të zbriten maksimumi në 15 pikë dhe brenda 30 ditëve agjenti verifikues dërgon njoftimin zyrtar në arkivin kombëtar të pajisur me leje drejtimi, ku ndaj shkelësit përcaktohet dhe gjoba.
Ndryshimet në Kodin Rrugor, si ndryshojnë nenet për gjobat
Në nenin 140, pika 7 ndryshohet: “7. Cilido që nuk respekton kufijtë minimalë të shpejtësisë ose kalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me jo më shumë se 10 km/orë ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë.” Pika 8 ndryshohet: “8. Cilido që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 10 km/orë dhe jo me më shumë se 20 km/orë ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga katër mijë deri në gjashtëmbëdhjetë mijë lekë”. Pika 9 ndryshohet: “9. Cilido që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkeljeje, merret masa administrative plotësuese me pezullimin e lejedrejtimit nga 1 (një) deri në 3 (tre) muaj. Në qoftë se shkelja është kryer nga një drejtues mjeti që e zotëron lejedrejtimin prej më pak se 3-vjetësh, pezullimi i lejedrejtimit bëhet për 3 (tre) deri në 6 (gjashtë) muaj.”
Neni 141, “Pozicioni i mjetit në karrexhatë”, pika 11 ndryshohet:
Në pikën 10 fjalia e parë ndryshohet: “10. Cilido që qarkullon kundërvajtje në kthesat, rakordimet konvekse ose në ndonjë rast tjetër me fushëpamje të kufizuar, ose që e përshkon karrexhatën kundërvajtje kur rruga është e ndarë në disa karrexhata të veçanta, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë.” Pika 2 ndryshon: “11. Cilido që shkel dispozitat e tjera të këtij neni, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë.”
Neni 144. “Mosrespektimi i sinjalizimit rrugor”, pika 2 ndryshohet: “2. Cilido që nuk sillet në mënyrën e treguar nga sinjalizimi rrugor ose sipas normave përkatëse të akteve në zbatim si dhe sipas orientimit të policit të trafikut, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë. Janë përjashtuar masat e veçanta, të parashikuara në nenet 6 dhe 7 të këtij kodi.”
Neni 169. “Përdorimi i kaskës mbrojtëse për përdoruesit e mjeteve me dy rrota”, pika 2 ndryshohet: “2. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë. Kur shkeljen e kryen një pasagjer me moshë jomadhore, përgjegjësinë e mban drejtuesi i mjetit.”
Neni 170. “Rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit”, pika 8 ndryshohet: “8. Cilido që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, të parashikuara për pasagjerët deri në 12 (dymbëdhjetë) vjeç, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga një mijë deri në një katër mijë lekë. Kur shkelja i takon një fëmije në moshë jomadhore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit, ndërsa kur ndodhet në çastin e kryerjes së shkeljes, mbi atë që është ngarkuar me mbikëqyrjen e këtij fëmije.”
Neni 184. “Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit” ndryshohet:
Është i ndaluar drejtimi i mjeteve në gjendje të dehur si pasojë e përdorimit të pijeve alkoolike. Është i ndaluar drejtimi i mjeteve pas përdorimit të pijeve alkoolike dhe nën ndikimin e alkoolit. Cilido që drejton mjetin nën ndikimin e alkoolit ndëshkohet me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë. Pas verifikimit të shkeljes zbatohet masa administrative e pezullimit të lejedrejtimit nga gjashtë muaj deri në një vit dhe nga një vit deri në dy vjet.