LSI nis takimet me Edi Ramën
18/01/2005 Drejtuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kanë nisur dje bisedimet me kryetarin aktual të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Burimet kanë bërë të ditur se ka qenë kryetari i Grupit parlamentar të kësaj lëvizjeje, Sabit Brokaj dhe nënkryetari, Spartak Braho, që kanë biseduar përreth 45 minuta me Edi Ramën. Fillimisht, mësohet se takimi ishte parashikuar për t'u zhvilluar në Hotel "Tirana Internacional", por Rama ka shtyrë takimin për shkak të prezencës së madhe të mediave. Gjithsesi, anëtarët e LSI-së kanë konfirmuar takimin, duke u shprehur dhe optimist për të. Duket se biseda nuk ka qenë vetëm në kuadrin e miqve, por dhe të zhvillimeve parazgjedhore. Bisedimet mes LSI-së dhe Edi Ramës vijnë në momentin kur ky i fundit ka renditur mungesën e radhës në mbledhjen e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste. Kurse vetë Lëvizja Socialiste për Integrim është përfshirë në fushatën zgjedhore brenda partisë. Sipas projektit të LSI-së, drejtuesit e forumeve do të zgjidhen me formulën "një anëtar, një votë", ku baza do të japë votën për drejtuesit.
Përplasjet
Kreu i Bashkisë, Edi Rama, njihet për përplasjet e herëpashershme me kryetarin e socialistëve, Fatos Nano. Madje, rreth dy vjet më parë, Nano dhe Rama u përfshinë në një fushatë akuzash dhe kundërakuzash ndaj njëri-tjetrit. Vetëm pas largimit të Ilir Metës nga posti i kryeministrit, përplasjet mes dy figurave të PS-së erdhën në zbutje.
Ato nuk u përsëritën as në Kongresin e datës 12 dhjetor të vitit 2003 të PS-së, ku
Rama kandidojë përballë Fatos Nanos në postin e kryetarit të PS-së. Tonet në zbritje
u kurorëzuan në një takim të pak muajve më parë në zyrat e Bashkisë, ku Nano nuk
ka ngurruar ta cilësojë Edi Ramën, si lider perëndimor. Gjithsesi, dhe pas kësaj, Edi
Rama nuk është paraqitur në mbledhjen e KPD-së së socialistëve. Pjesëmarrja e tij
në fushatën socialistëve duket se është konfirmuar në mbledhjet e kryesisë së
socialistëve të degës së Tiranës, që në projektin e tyre Edi Ramën e kanë vendosur në rolin kryesor.
LSI
Drejtuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim, janë të njohur për marrëdhëniet e mira me Edi Ramën. Madje, mësohet se Rama ka marrë pjesë në iniciativat e para të kësaj lëvizjeje. Por, kreu i Bashkisë nuk është përfshirë në strukturat e LSI-së pas shpalljes zyrtare së saj. Kjo për vetë faktin se Rama nuk ka hequr dorë nga tesera socialiste. Por me bisedën e fundit, duket se Brokaj e Braho kanë rihedhur shpresën për të bërë anëtar, apo një nga drejtuesit e LSI-së, Edi Ramën, që ka një popullaritet tepër të madh në Tiranë.