LSI përshëndet raportin e OSBE-ODHIR
Lëvizja Socialiste për Integrim ka përshëndetur Ambasadorët e NATOS, OSBE-ODIHR dhe KE për raportin e tyre të fundit ndaj zgjedhjeve në Shqipëri. Sipas zyrës së shtypit të LSI puna e bërë nga vëzhguesit ndërkombëtarë ka qenë një punë për tu vlerësuar, e cila ka dhënë një kontribut pozitiv për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, gjithashtu kanë vlerësuar dhe raportin e këtyre organizatave ndërkombëtare.
E vlerësojmë këtë raport si një kontribut pozitiv qe komuniteti ndërkombëtar jep ndaj, mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe falënderojmë vëzhguesit e OSBE-ODIHR për punën e deritanishme në raportimin e incidenteve apo të situatës së përgjithshme të procesit të numërimit, shprehet zyra e shtypit të LSI. Sipas kësaj zyre raporti i OSBE-ODHIR, ka pasqyruar më së miri atë të cilën LSI kishte shprehu një ditë më parë, ku kishte thënë se procesi zgjedhor në Shqipëri ka bërë përparime në këto zgjedhje, por që ju mbetet akoma shumë punë për të bërë, dhe se ndanin të njëjtin shqetësim me ndërkombëtarët për plotësimin e standardeve për hyrjen në Bashkimin Evropian.
Gjatë procesit të votimit, rrjeti ynë i monitorimit konstatoi disa probleme që kanë të bëjnë me hapjen me vonesë të qendrave të votimit, mundësinë e fshirjes se bojës si dhe votimet ne grup apo edhe presionet sporadike ndaj vëzhguesve tanë, deklaron zyra e shtypit LSI. Sipas kësaj zyre LSI dëshiron të theksojë se procesi i numërimit ende nuk ka përfunduar dhe u bën thirrje të gjithë subjekteve politike që të ruajnë qetësinë deri në përfundim të numërimit.