E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i OSBE-ODHIR, reagojnë PD e PS

Pas raportit parapakrak të OSBE-ODIHR ku u bënë kritika për zgjedhjet, Partia Socialiste i kërkon qeverisë që të paktën tani të ruajë qetësinë dhe këtë ta bëjë edhe në terren. Partia Socialiste ka deklaruar se dhe njëherë ndërkombëtarët  na treguan se Shqipëria nuk ka përmbushur standardet e kërkuara.  I bëjmë thirrje kryeministrit Berisha të dëgjojë me vëmendje dhe  të asimilojë vërejtjet e OSBE ODIHR në raportin e dhënë pak minuta më parë. Ka akoma kohë për të treguar se qeveria e tij mund të sillet si qeveria e një shteti anëtar të Natos  që aspiron integrimin në BE, shprehet zyra e shtypit të PS. Ndërsa kanë reaguar në lidhje me deklaratën e bërë nga zëdhënësja e demokratëve Bregu për ndërhyrjen që ka bërë, e cila sipas tyre është e aftë të flasë për fitore kur është në humbje.
Por ka qenë e  menjëhershme reagimi i Partisë Demokratike, ku zëdhënësja për shtyp e demokrate Majlinda Bregu, e cila është shprehur se raporti paraprak i OSBE-ODIHR ka vlerësuar progresin e arritur, si dhe përpjekjet për ndryshimin e infrastrukturës zgjedhore. "Të gjithë elementet e keqpërdorur apo që Rama tentoi t'i përdorë nuk kane funksionuar", u shpreh Bregu. Sipas saj edhe në Gërdec, PD ka marre 120 vota nga 76 dhënë për PS-në, duke marre kështu konfirmimin e plote se politika e talljes dhe cinizmit me vdekjen nuk vlen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›