E Diel, 1 Nëntor 2026

NATO kritikon zgjedhjet në Shqipëri, nuk u arritën standardet

Përfaqësuesi i NATO: Keni bërë progres të prekshëm
Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, nuk i ka plotësuar standardet e kërkuara nga BE, me zhvillimin e këtyre zgjedhjeve. Përfaqësuesi i NATO, ka qenë pak më i ashpër për standardet e zgjedhjeve të zhvilluara një ditë më parë, ku deklaroi se Shqipëria nuk i ka përmbushur standardet e zgjedhjeve, duke shënuar disa parregullsi, por shtoi se duhet ende punë për të bërë, në mënyrë që këto standarde të arrihen atje ku duhet. Ai theksoi se persona të paautorizaur kanë qenë prezent në qendrat e votimit. Pavarësisht thirrjeve të shumta të ndërkombëtarëve për arritjen e tyre, pavarësisht klimës së qetë me të cilën u zhvilluan ato, Shqipëria duhet të bëjë shumë më tepër për të arritur standardet e kërkuara nga BE. Si vend anëtar i NATO-s, Shqipërisë për plotësimin e këtyre standardeve i duhet shumë punë për të bërë në reformat në gjyqësor, profesionalizmin e mediave, vendosjen e shtetit të së drejtës, të qeverive vendore dhe luftën kundër krimit dhe korrupsioni. Sipas përfaqësuesit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Bruce George vendi ynë me këto zgjedhje, nuk e ka arritur ende këtë fazë, por i duhet shumë më tepër për të plotësuar këto standarde. Në një konferencë për shtyp, ku u prezantua raporti paraprak i OSBE/ODIHR për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare ditën e diel, George deklaroi se Shqipëria ka shënuar arritje, po ka ende shume punë për të bërë. Duke kërkuar që raporti të shihet si këshillues, George paraqiti disa rekomandime që Shqipërisë mund t'i shërbejnë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. A ka përfunduar tranzicioni në Shqipëri? Jo, ndoshta jo. Ju keni bërë progres të prekshëm. Do të ishte e duhur të thuhet që gjërat që kemi thënë janë të bazuara mbi fakte. Keni shumë punë për të bërë për të arritur standardet e BE-së, qeverisjen demokratike, reformat në gjyqësor, profesionalizmin e mediave, vendosjen e e shtetit të së drejtës, të qeverive vendore dhe luftën kundër krimit dhe korrupsioni, u shpreh George. Në një deklaratë, më shumë moraliste për klasën politike në vendin tonë, ai shtoi se politika duhet parë si mundësi për të ofruar marrëveshje dhe kompromis. Në këtë drejtim ai veçoi faktin se midis partive politike, duhet të ketë respekt. Ata nuk janë armiqtë tuaj. Dëshiroj t'u them që mos ta shihni këtë raport, si një raport që iu dënon, por si një raport nga miqtë tuaj. Politika duhet pare si shërbim, si mundësi për marrëveshje dhe kompromis, nënvizoi përfaqësuesi i NATO-së. Sipas tij, që prej 1991 janë bërë reforma të mëdha, por demokracia është në konsolidim e sipër. Po ashtu, zyrtari theksoi se arritjet e standardeve të kërkuara në 28 qershor, por varet nga drejtuesit e Shqipërisë, për realizimin e tyre në zgjedhjet e ardhshme. Në këtë drejtim, ai veçoi shpresën që rekomandimet e ndërkombëtarëve të vihen në zbatim në mënyrën e duhur. Shpresoj që raporti përfundimtar që do të publikohet javët në vazhdim, të jetë udhëzues dhe frymëzues për të ardhmen tuaj, vijoi më tej ai. Duhet folur për faktet, George tha se rekomandimet e OSBE-së dhe KE-së, duhet të merren parasysh, ndërsa ka shtuar se komisionet zonale zgjedhore duhet të jenë të depolitizuara. Misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë i përbërë nga përfaqësues të OSBE-së, ODIHR-it, Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në raportin paraprak thekson se zgjedhjet shënuan përparim përsa i përket kuadrit ligjor dhe  regjistrimit të votuesve, por përparimet u mjegulluan  nga politizimi i aspekteve teknike si dhe nga shkeljet  e ndryshme që zbehën besimin e publikut në proçesin zgjedhor. Sipas këtij raporti, dita e zgjedhjeve kaloi e qetë dhe procesi i votimit ishte pozitiv në shumicën e qendrave. Por, veçohen shkelje të procedurave si; votimi familjar, hapja e disa qendrave me vonesë, apo shkelje të tjera procedurale. Vëzhguesit ndërkombëtarë, theksuan se raporti përfundimtar do të jepet në ditët e ardhshme, pasi të përfundojë edhe faza e fundit e zgjedhjeve, ajo e numërimit të votave, qe është ende duke vazhduar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›