Ristani: Vlerësimet e vëzhguesve ndërkombëtarë kanë gjetur pasqyrim tek puna e mirë e KQZ
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, deklaroi gjatë një konference për shtyp, se në vlerësimet e vëzhguesve ndërkombëtarë ka gjetur pasqyrim puna e mirë e KQZ-së. "Objektivi i KQZ-së në këto zgjedhje ka qenë të shtojë besueshmërinë tek procesi, duke rritur maksimalisht transparencën", deklaroi Ristani.
Sipas tij ky pasqyrim i bërë në raportin e OSBE-ODHIR ka treguar dhe vlerësuar punën e bërë nga KQZ në këto zgjedhje elektorale në Shqipëri. Puna jonë ka gjetur pikërisht pasqyrim tek vlerësimet e ndërkombëtarëve, ku është përmendur që KQZ ka bërë hapa të mëdha përpara në drejtim të transparencës të procesit, është shprehur Ristani. Gjithashtu ai deklaroi se mënyra se si ka proceduar me punë e bërë deri tani nga KQZ ka qenë më e mira, e cila sipas tij ka qenë një mënyrë pune gjithë përfshirëse, ndërsa u shpreh i kënaqur për punën e KQZ deri tani, duke shtuar se janë realizuar të gjitha objektivat që i kishte KQZ para zhvillimit të zgjedhjeve.