Ndryshimet reformojne mekanizmat antikorrupsion opozita ti miratoje ato dhe te heqe dore nga retorika

Ministri i Drejtesise Bujar Nishani shpjegon propozimet per ndryshimet e fundit ne Kodin Penal
Opozita eshte perseri ne nje prove te rradhes ndersa te te tjerat ka deshtuar dhe nuk ka ofruar kontributin e saj pra mbetet ne retoriken e akuzave. Keshtu shprehet ne nje interviste per TV Klan Ministri i Drejtesise Bujar Nishani duke folur per propozimet me te fundit te mazhorances per ndryshimin e Kodit Penal. Duke i bere apel opozites per votimin e ndryshimeve te Kodit Penal ministri Nishani shprehet se ne kete rast opozita eshte perseri ne proven e radhes ne se ajo mendon se ligji duhet te funksionoje ne menyre te drejtperdrejte dhe pse jo ashper ndaj atyre qe perfshihen ne afera korruptive dhe ta votoje kete ndryshim qe kemi paraqitur ne Parlament.
Ne mbledhjen e qeverise u miratua ndryshimi i Kodit Penal kryesisht ne ato nene te cilat prekin korrupsionin. Mes tyre kerkohet dhe hetimi i zyrtareve te huaj dhe subjekteve private. Cfare parashikojne keto ndryshime
Vendimi i qeverise per miratimin e disa ndryshimeve ne Kodin Penal eshte ne permbushje te kerkesave qe i jane adresuar Shqiperise nga GREKO i cili eshte nje organizim prane Keshillit te Europes i angazhuar kryesisht ne luften ndaj korrupsionit. Pervec masave te ndermarra e kam fjalen admnistrative dhe natyrisht reformave te ndryshme ne krijimin e mekanizmave funksionale dhe qe ngushtojne maksimalisht hapesirat per korrupsion nje nga detyrimet e tjera eshte dhe aplikimi i politikave te caktuara penale kunder fenomenit te korrupsionit. Natyrisht qe kjo nuk eshte pergjegjesi dhe detyre thjesht e qeverise e cila ka per detyre te krijoje hapesiren per institucionet e tjera te cilat duhet te vene ne perdorim mekanizmat. Aktualisht reflektimet ne ndryshimet e kerkuara ne Kodin Penal kane te bejne me forcimin e masave penalizuese ndaj korrupsionit apo krimit te korrupsionit. Se dyti eshte dhe barazvleresimi i masave qe duhet te parashkoje Kodi Penal edhe te vepres se korrupsionit qe ushtrohet nga subjektet private pasi deri me sot kemi pasur parashikime te ashpra kryesisht ne entet publike. Gjithashu parashikohet marrja e masave edhe ndaj subjekteve te huaja qe ushtrojne aktivitet brenda teritorit te te Republikes se Shqiperise qe nga organizmat nderkombetare apo brenda instituicioneve te ndryshme. Ky eshte hapi i pare qe i takonte ekzekutivit i cili merr iniciativen reflekton dhe me pas ia percjell legjislatorit. Tash eshte detyrimi ligjevenesit i cili duhet te vijoje kete fryme angazhimi qe eshte treguar nga qeveria dhe te miratoje ato ndryshime. Jam i bindur qe mazhoranca do ta mbeshtese kete hap keto rekomandime pasi i shkon ne sherbim institucioneve te pavaruar sic jane prokuroria dhe gjykata per te aplikuar ligjin ne vepra te tilla per ceshtje kaq sensitive shpresoj dhe eshte nje prove e drejtperdrejte e opozites per te jetesuar ate qe ajo pretendon si e angazhuar ne luften kunder korrupsionit ne menyre qe ta beje funksionale luften ndaj korrupsionit per te pasur rezultate te metejshme ndaj saj.
Opozita akuzon mazhorancen per lidhje korruptive nderkohe qe ndryshimet ne Kodin Penal per kete veper kerkojne 84 vota. A mendoni se ato do te votohen
Se pari do te them qe mazhoranca vete kryetari i qeverise prej kohesh ka ofruar kerkesen e tij per mundesine e madhe qe i jepet institucioneve te pavaruara sic eshte kufizimi i imunitetit. Per hir te se vertetes opinioni publik e kupton fare qarte pasi individet qe mund te preken drejtperdrejt jane ata qe qeverisin. Fatkeqesisht kemi pasur nje qendrim fare te paspjegueshem juridikisht por te qarte politikisht te opozites per ta bllokuar. Se dyti qeveria ka ndermarre hapa te metejshem pikerisht ne rregullimin e legjislacionit krijimit te hapesirave me te medha per institcionet e pavaruara. Dhe se treti mazhoranca deputetet e saj kane ofruar ne deklaratat e tyre ne akuzat per korrupsion ne akuza te mbeshtetura ne fakte dhe dokumente konkrete. Natyrisht ka pasur kunderakuza por ne asnje rast nuk kemi pasur nje dokument dhe ajo cka e ben me te dyshimte eshte fakti qe une mendoj duhet nenvizuar se ne asnjee rast nuk i eshte adresuar me nje akuze konkrete organeve te specializuara sic eshte prokuroria duke depozituar nje akuze ndaj nje individi konkret me nje ceshtje konkrete me nje dosje konkrete kjo te ben te dyshosh qe te gjitha akuzat e ngritura jane per konsum politik. Jane tentativa per te krijuar disa raporte ekuilibri ne perqindjen e akuzave. Por une besoj se ne fund te fundit publiku vlereson pasi ai eshte arbitri dhe gjykatese i politikes dhe ne kete rast i ka te gjitha mundesite per te pare se sa mazhoranca dhe qeveria merr hapa konkrete qofte ne aspektin e masave administrative qofte ne ligjore te cilet me pas do te lehtesojne punen ne luften ndaj korrupsionit dhe sa keto mbeshteten nga opozita e cila ka te njejten pergjegjesi politike perpara opinionit publik. Kemi rastin e gjykates administrative te cilen opozita e pengoi pikerisht krijimin dhe fillimin e funksionimit te saj si nje mekanizem i cili do te mbronte biznesin dhe nje pjese te rendesishme te komunitetit qytetar ndaj arbitraritetit te mundshem te institucioneve publike pra pengon implementimin e instrumentave qe ndihmojne ne luften ndaj korrupsionit. Kemi raste te tjera dhe konkretisht edhe ceshtja qe po bisedojme ka te beje me ndryshime te tilla per te ashpersuar masat penale ndaj personave qe perfshihen ne afera korruptive. Detyra e qeverise eshte pikerisht kjo qe te beje te gatshme ndremarrjen e ketyre masave me pas eshte pergjegjesi e legjislativit ku jane te perfaqesuar mazhoranca dhe opozita. Opozita eshte perseri ne nje prove te radhes te te tjerat ka deshtuar nuk ka ofruar kontributin e saj pra mbetet ne retoriken e akuzave. Ne kete rast eshte perseri ne proven e radhes nee se ajo mendon se ligji duhet te funksionoje ne menyre te drejtperdrejte dhe pse jo ashper ndaj atyre qe perfshihen ne afera korruptive ta votoje kete ndryshim qe kemi paraqitur ne Parlament.