Policia promotore e procesit te integrimit te vendit ne BE
Ministri i Brendshem Lulzim Basha riperserit vendosmerine e qeverise per Tolerance zero ndaj krimit te organizuar
Nje demostrim i Forcave Renea ne qender te Tiranes ka realizuar me se miri nje operacion per arrestimin e grabitesve te bankes. Ky aktivitet eshte bere ne kuader te veprimtarive permbyllese te Almex ku ne kete panair jane demostruar te gjitha mjetet luftarake qe disponojne forcat e armatosura shqiptare. Pas perfundimit te ketij demostrimi ministri i Brendshem Lulzim Basha deklaroi se qeveria dhe ministria e Brendshme i kane shpallur toleranc zero krimit te organizuar dhe se reparti Renea do te kete mbeshtetjen e plote te ministrise.
Jam ketu ne radhe te pare per te pershendetur dhe pergezuar drejtuesit dhe punonjesit e RENEA-s drejtuesit dhe punonjesit e Policise se Shtetit te cilet kane meriten e madhe te persosjes profesionale tekniko-organizative te strukturave dhe te perdorjes me eficence dhe me zero tolerance ne luften kunder krimit trafiqeve dhe terrorizmit. Dhe se dyti per ti garantuar ata se Ministria e Brendshme dhe qeveria e Kryeministrit Berisha sikunder deri tani nuk do te kursejne asgje per ti ofruar atyre mbeshtetjen me te plote morale dhe politike financiare dhe teknike dhe se arritjet qe bene te mundur heqjen e vizave per shqiptaret do te konsolidohen me tej duke e bere Policine e Shtetit policine shqiptare nje partnere te denje dhe nje pararoje te integrimit europian te vendit u shpreh ministri i Brendshem.
Basha kujtoi se duhet te ndihemi krenare me shkallen e pergatitjes e te gatishmerise te cilen vazhdon te mbaje te konsolidoje e te coje perpara reparti elite i Policise se Shtetit Reparti i Eleminimit Neutralizimit te Elementeve te Armatosur RENEA.
Duke theksuar standardizimin e ndjeshem te strukturave policise Basha iu referua skenarit fiktiv per neutralizimin e veprimtarive terroriste ku shtoi se forcat RENEA perbejne boshtin e aftesive teknike dhe organizative me synim adoptimin e praktiktave evropiane.
Sot ata kane realizuar nje skenar fiktiv i cili stimulonte grabitjen e nje banke nga nje grup i rrezikshem kriminal me parametra te pergatitjes terroriste dhe skenari i pergjigjes ndaj kesaj ngjarjeje eshte demonstruar qartesisht para syrit te kamerave dhe para syrit te qytetareve dhe eksperteve qe e ndiqnin ketu ne qender te Tiranes. Me dhjetera e dhjetera aksione te tilla por larg syrit te kamerave jane zhvilluar nga ky repart por edhe nga forca te tjera te Policise se Shtetit gjate gjithe ketyre viteve. Aftesia e tyre vjen duke u persosur kapacitetet e tyre teknike organizative planifikuese dhe njerezore kane arritur sot padyshim ne nivelet e praktikave me te mira europiane deklaroi me tej ministri i Brendshem Lulzim Basha.
Per afro 15 minita qendra e kryeqytetit ka qene e mbushur me helikopter dhe forca te Renea te cilet ne demostrim kane bere te mundur inskenimin e arrestimit te grabitesve te bankes. Por ne kete demostrim nuk kane munguar as syte kureshtar te qytetareve.