“Jo bashkëpunëtorë të Sigurimit në krye të institucioneve”
Autori i Lajmit: red.
“Nuk mund të lejojmë më, që në krye të institucioneve shtetërore të jenë njerëz që kanë kontribuar në Sigurimin e Shtetit. Ky pohim është bërë dje nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Ajo pohoi se nuk mund të lejohet që në institucionet kryesore të shtetit shqiptar, në Presidencë, në Parlament, në Qeveri, në Gjykatë të Lartë, në Gjykatë Kushtetuese të kemi njerëz që kanë pasur ose kanë kontribuar në atë që ka qenë dora më e tmerrshme që ishte Sigurimi i Shtetit, i drejtuar nga Enver Hoxha. Komentet e saj u bënë pas shfaqjes së një filmi dokumentar që dënonte gjenocidin komunist ndaj elitës intelektuale shqiptare të kohës, në premierën e të cilit merrte pjesë dhe presidenti Bamir Topi. “Mbyllja e këtij dokumentari, që ne nuk duhet të harrojmë se çfarë ka ndodhur në Shqipëri, është një ftesë që i drejtohet çdo qytetari, por kryesisht të gjithë atyre të rinjve që nuk e kanë përjetuar këtë sistem. Shoqëria shqiptare duhet t i kthehet moralit dhe ligjit ndaj së vërtetës, duke iu drejtuar pajtimit dhe pajtimi bëhet vetëm duke i dënuar këto krime, pajtimi bëhet vetëm duke hapur të gjitha arshivat. Për të gjithë shqiptarët nuk mund të ketë më sekrete. Shqiptarët duhet të dinë se çfarë ka ndodhur dhe arshivat duhet të hapen”, - theksoi Topalli. E pyetur rreth draftit për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë, ajo nënvizoi se ligji do të pengojë që në nivelet më të larta të shtetit shqiptar të emërohen, të propozohen të tilla kandidatura që kanë probleme me Sigurimin e Shtetit. “Shoqëria shqiptare nuk mund të jetë më e drejtë, pa mbyllur këtë kapitull të shëmtuar, i cili mbyllet vetëm duke dënuar krimet e komunizmit”, - theksoi ajo. Filmi dokumentar për gjenocidin mbi elitën e kombit shqiptar nën terrorin komunist, me regji të Esat Telitit, skenar të Esat Telitit dhe Tomor Alikos, me operator Gavrosh Haxhihysenin, hedh dritë mbi jetët e tjetërsuara në mënyrë çnjerëzore në kalvarin e burgjeve dhe internimit në vitet 44-51, periudhë kur u eliminua truri i kombit, patriotë e intelektualë, juristë, mjekë, oficerë, gra e klerikë me gjyqe speciale dhe ushtarake nga ferri komunist.
Ky lajm është publikuar: 03/07/2008