E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI publikon një sondazh ndërkombëtar - PD fiton 8 qarqe, PS vetëm 3, ndërkohë që LSI fiton 1

Nënkryetari i LSI-së, Dritan Prifti, lexoi dje në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, një sondazh tjetër sipas të cilit LSI renditej forcë e dytë politikë ne vend pas Partisë Demokratike, në një kohë që Partia Socialiste renditej në pjesën dërrmuese të qarqeve e treta. Sipas Priftit, një sondazh nga një institucion i rëndësishëm ndërkombëtar të cilin ai nuk e përmendi me emër rezulton se zgjedhjet e 28 qershorit fitohen me një avantazh të dukshëm sërish nga Partia Demokratike dhe koalicioni i djathtë, ndërsa veten e ka vlerësuar të tretën në renditjen e përgjithshme si subjekt politik. Sipas tij, Partia Demokratike fiton në tetë qarqe të vendit në Shkodër me 55 për qind te votave, në Lezhë me 44 për qind, në Dibër me 29 për qind, në Durrës me 49 për qind, në qarkun e Tiranës që nxjerr 32 deputetë me 38 për qind, në Elbasan me 36 për qind dhe në qarkun e Korçës me 42 për qind. Partia Socialiste ka epërsi vetëm në qarqet e Vlorës, Fierit dhe Gjirokastrës ndërsa LSI fiton në qarkun e Beratit. Sipas Priftit, në tre qarqe, PBDNJ-ja është mbi 10 për qind dhe merr 3 deputetë. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›