E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruksel/ Shefer : Duhet më shumë punë për reformat

NATO njeh "sforcimin e madh" per kryrjen e reformave bere nga Shqiperia per te plotesuar kriteret e nevojshme per t'u bere anetare e Aleances dhe ka besim se do te arrije qe "t'i shkoje deri ne fund maratones se saj", por nuk eshte marre ende ndonje vendim per anetaresimin e saj.
Kete ka theksuar sekretari I pergjithshem I NATO-s, Shefer gjate takimit te sotem ne Bruksel me kryeministrin Sali Berisha. Shqiperia, Maqedonia dhe Kroacia shpresojne se mund te zyrtarizojne hapin e pare drejt hyrjes se tyre ne NATO ne takimin e nivelit te larte te Aleances me 2-4 prill ne Bukuresht. "Vendimi per ftesat per Bukureshtin nuk eshte marre ende", ka thene Shefer, qe e ka ftuar Berishen te vazhdoje punen e nisur te te gjitha sektoret. "Kemi per qellim te mos leme asgje pa bere per te siguruar ftesen e tyre", ka siguruar kryeministri Berisha, duke deklaruar se ne Shqiperi, qeveria dhe opozita jane duke punuar se bashku per te arritur kete objektiv. "Procesi I reformave te nisura eshte I pakthyeshem", ka thene Berisha. "E dime se kilometri I fundit eshte ai me I veshtiri nga te gjithe, por do te bejme gjithcka qe mundemi per ta pershkruar", ka shtuar Berisha. Shqiperia ka vendosur te dergoje dy njesi luftarake ne Afganistan, ne kuadrin e misionit te ISAF te drejtuar nga NATO per te marre pjese edhe ne forcat europiane te paqeruajtesve te EUFOR. Vendimi per zgjerimin e NATO-s – kane bere te ditur burime te cituara nga agjencia e lajmeve ANSA – do te merret nga ministrat e jashtem te 26 vendeve anetare te Aleances me 6 mars

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›