LSI shpk
Nga Taulant Balla
Po bëhet gati një vit që LSI shpk ka ndër marrë një sulm të përditshëm mediatik ndaj Partisë Socialiste, duke vendosur në shërbim të kësaj politike krejtësisht zhgënjyese dhe manipuluese pothuajse të gjithë punëmarrësit publikë që aktivizohen në këtë parti. Çdo ditë në një gazetë apo në ndonjë televizion dalin individë me lloj-lloj pozicioni dhe me siglën LSI, për të shpifur dhe trilluar kundër Partisë Socialiste. Vetëm në dy javët e fundit, çdo ditë ka pasur një shkrim apo një intervistë të këtyre punëmarrësve duke thënë pothuajse të njëjtin refren: Socialistët bashkëpunojnë me Sali Berishën apo socialistët marrëveshje me Berishën. Nuk di nëse mund t’i kuptojë, e jo më t’i pranojë ndonjë shqiptar këto lloj trillimesh absurde. Si mund të akuzohemi ne socialistët që bashkëpunojmë me Sali Berishën, kur këta që na akuzojnë kanë katër vjet që i shërbejnë këtij individi, pothuajse çdo ditë. Nuk është e vështirë të argumentosh se LSI-ja, me këto qëndrime dhe shpifje ndaj Partisë Socialiste, i është rikthyer avazit të vjetër të para 3 korrikut, vetëm se konteksti politik ka ndryshuar. Më poshtë do të mundohem paraqes arsyet e gjithë këtij mllefi dhe balte që vjen nga LSI-ja kundër Partisë Socialiste.
Ne socialistët i kemi bërë të qartë objektivat tona politikë dhe këtu ne ndahemi me këdo që punon për vete dhe kundër të ardhmes. Janë këto interesa madhore për vendin, që na ndajnë ne me çdo individ apo parti që vendos interesa të vogla personale, mbi interesat e përbashkëta të shqiptarëve.
Së pari, ne jemi të angazhuar për një proces të vërtetë ndryshimi të kësaj politike të vjetër, të kryetarëve, drejt një politike të re të qytetarëve të thjeshtë të Shqipërisë, për t’u dhënë atyre shpresë dhe besim për të ardhmen, për ta shndërruar procesin e zhvillimit ekonomik dhe të integrimit euro-atlantik të Shqipërisë, nga një ëndërr në një realitet të prekshëm. Të bindur dhe të përkushtuar për këtë ndryshim të vërtetë, gjatë vitit të fundit Edi Rama dhe Partia Socialiste e çmonopolizuan politikën nga qendra dhe hotelet e Tiranës, për ta zbritur atë atje ku jetojnë për ditë njerëzit e thjeshtë. Për një vit me radhë, qindra mijëra banorë të komuniteteve lokale nga e gjithë Shqipëria u bënë shkruesit e projektit për ndryshimin e Shqipërisë. Është në detyrimin tonë politik dhe moral që këtë shpresë dhe besim të të gjithë shqiptarëve, pa asnjë dallim dhe kufij të vjetër partiakë, ta shndërrojmë në një instrument dhe projekt qeverisës për Shqipërinë. Pas 18 vjetësh, në Shqipëri nuk do të qeverisin më kryetarët, por do të qeverisin vetë qytetarët. Ky është dallimi dhe ndryshimi që po vendos Edi Rama në Partinë Socialiste dhe në politikën shqiptare në tërësi, duke e konsideruar veten si i barabartë mes të barabartëve dhe jo si pronar të vetëm shoqërish me përgjegjësi të kufizuara.
Së dyti, për të realizuar këtë objektiv të rëndësishëm kombëtar, kundërshtari ynë i vetëm mbetet politika e vjetër e 17 viteve me radhë, që ka për përfaqësues ekskluzivë individë si Sali Berisha, e pastaj me radhë Jozefina Berisha, Ridvan Berisha, Fatmir Berisha, Genc Berisha e ca të tjerë si këta. Politika shqiptare duhet të shpëtojë nga këto kukulla “ruse”, që e kanë kthyer pushtetin në mjet pasurimi të pandershëm për ta dhe familjarët e tyre. Duhen larguar këta, përmes mekanizmit të vetëm demokratik – votës së shqiptarëve, për t’i rikthyer politikës dhe qeverisjes besimin e shteruar në 17 vjet.
Këto janë objektivat tona, për realizmin e të cilave jemi të gatshëm të bashkëpunojmë, majtas dhe djathtas, me këdo që ndan me ne këto interesa të rëndësishëm për kombin. Për asnjë moment nuk ka munguar nga Partia Socialiste gatishmëria për të bashkëpunuar me miqtë tanë të vjetër të LSI-së, madje kemi heshtur ndaj akuzave dhe sulmeve, duke i lënë vend reflektimit dhe fajësuar papjekurinë, si ndaj një vëllai shumë më të vogël. Ne heshtëm dhe nuk folëm, kur anëtarët e këshillave të komunave, bashkive apo qarqeve bashkuan votat me berishët.
Por LSI-ja nuk duket se dëshiron të ndajë me ne interesat madhore që ka Shqipëria sot. Për LSI-në nuk duket se është i rëndësishëm çmonopolizimi i politikës nga kryetarët tek qytetarët, për aq kohë sa bashkimi i forcave kundër Berishës kushtëzohet nga interesa të vogla personale, kush do jetë Kryeministër, sa ministra do kem unë, qeveria shkon majtas apo djathtas e vendos unë e të tjera si këto. Për LSI-në nuk duket se kundërshtari kryesor është Berisha me të tijtë, për aq kohë që 90% të retorikës politike dhe të hapësirës mediatike e ka vendosur në dispozicion të sulmeve dhe shpifjeve ndaj Partisë Socialiste. LSI-ja, që nga krijimi i saj ka përcaktuar si kundërshtar Partinë Socialiste, prandaj edhe më gjithë dëshirën dhe gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar dhe bashkuar forcat me mikun tonë Ilir Meta, ai dhe LSI-ja nuk duket se e duan një gjë të tillë. Bashkëpunimi ngrihet dhe imponon luajalitet dhe ndershmëri, por jo mbi sabotim dhe sulme pas shpine.
Jam i sigurt që miqve të vjetër të LSI-së nuk do ti pëlqejnë çfarë thashë më sipër, por kjo është e vërteta. Mjaft na akuzuat ne se bashkëpunojmë me Berishën, sepse jeni ju ata që duhet të hiqni dorë nga shërbimi që i bëni atij. Berisha është shumë i vjetër për t’u mbajtur në këmbë nga paterica apo shkopinj, mjerë ata që i shërbejnë se do t’i zërë poshtë.
Dy fjalë edhe për mikun tim Petro Koçi. Nuk e kisha menduar kurrë që Petro do ta çonte kaq dëm kontributin e vet politik, për ta vendosur veten në një listë me ca njerëz që shohin nga ‘91, ’81 apo ’41, në një kohë dhe moment kur të gjithë jemi të detyruar, për hir të interesave të Shqipërisë sonë, të shohim përpara.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)