E Shtunë, 31 Tetor 2026

NDERKOMBETARE/ Obama-Mekkein, dueli i parë

Nga Adam Nagourney, Jeff Zeleny
Nga ekonomia, te çështjet e jashtme e deri te mënyra se si u paraqitën në skenën e përballjes, senatorët John Mekkein dhe Barack Obama i ofruan vendit një kontrast dramatik me debatin e parë të premten në darkë. 

Në një përzierje të besimit për veten me vërejtjet ndaj njëri-tjetrit, ndërsa paraqitën pikëpamje të ndryshme se do të mund të drejtonin vendin dhe si do të përballeshin me kundërshtarët e Amerikës.
Të dy kandidatët u takuan për 90 minuta në mesin e krizës më të madhe financiare që prej kohës së Depresionit të Madh dhe negociatave intensive në Kongres lidhur me një plan prej 700 miliardë dollarësh për përballimin e krizës në Wall Street.
Mekkein dhe Obama refuzuan të shpjegonin nëse do të ndryshonin axhendat e tyre për shkak të krizës, si për shembull të “harronin” disi premtimet për reduktimin e taksave apo programet e shpenzimit, duke konfirmuar sërish se të dy mendojnë se do të jetë një kohë shumë e vështirë për presidentin e ardhshëm.
Për 40 minutat e pata, Obama u përpoq ta lidhte Mekkein me Presidentin Bush dhe sugjeroi se ishin politikat e mungesës së vazhdueshme të rregullave financiare, ato që sollën për pasojë krizën dhe shkaktuan problemet ekonomike me të cilat përballet vendi.
“Ne gjithashtu duhet të dimë se ky është një verdikt i politikave të dështuara që zgjatën tetë vjet të presidentit Xhorxh Bush dhe që u mbështetën nga senatori Mekkein — një teori që përherë na tha se duhet të harronim rregulloren dhe mbrojtjen e konsumatorit, duke bërë që e ardhmja të mos ishte ashtu siç e mendonin”, tha Obama. “Nuk ka funksionuar aspak dhe unë mendoj se tani duhet të shohim nëse klasa e mesme ka pësuar një goditje të madhe nga kjo”.
Mekkein u bën më aktiv gjatë pjesës së dytë të debatit, kur biseda u përqendrua te çështjet më të ndjeshme: politika e jashtme si dhe siguria kombëtare.
Të dy kandidatët ofruan argumente të ndryshëm dhe të fortë, në mënyrë themelore, për zgjuarsinë e luftës në Irak, që Mekkein e mbështeti dhe që Obama e kundërshtoi si dhe për çështjen e përballjes me Iranin.
Më shumë se gjithçka, Mekkein dukej i interesuar të paraqiste Obamën si një kandidat të ri dhe pa eksperiencë, një zgjedhje e rrezikshme gjatë një kohe të vështirë.
Gjithnjë e më shumë, duke u shfaqur si një profesor që përballet me një student, ai foli njësoj sikur të duhej t’i shpjegonte Obamës politikën e jashtme dhe në mënyrë të përsëritur risolli në vëmendje 30 vjet histori të sigurisë kombëtare. Mekkein tha në mbyllje të debatit se “ishte i gatshëm për të vazhduar rrugën e tij tani”. Por, Obama u shfaq i qetë dhe kishte gjithçka nën kontroll dhe dukej se po këmbëngulte në politikën tij të jashtme, edhe pse në këtë pikë Mekkein ka avantazhe.
Obama foli me detaje për vendet e tjera dhe liderët e tyre, njësoj si të donte të siguronte të gjithë publikun se do të ishte një lider i dallueshëm në politikën ndërkombëtare. Ai ngriti dyshime lidhje me gjykimin e luftës në Irak nga Mekkein.
“Ju dëshironi të theksoni se lufta nisi në vitin 2007 dhe ju flisni për kryengritjen. Por, lufta nisi në vitin 2003”, tha Obama. “Në momentin që lufta nisi ju thatë se do të ishte e shkurtër dhe e lehtë. Ju thatë e dinit se ku ndodheshin armët e shkatërrimit në masë. E kishit gabim”. Nuk kishte momente të lojërave të fjalëve, gabime të mëdha apo deklarata si ato që kanë zënë faqet e shtypit në ditët e fundit në këtë debat prej 90 minutash që u mbajt ne Universiterin e Misisipit në Oksford. Por, debati shërbeu si një kujtesë e ndryshueshmërisë aq të madhe mes dy kandidatëve për president ndërsa ata u shfaqën për herë të parë në një përballje të tillë para një audience te madhe, ndërsa shumë amerikanë janë veçse në fillim të përqendrimit të vëmendjes së tyre në këtë garë elektorale.
Ndryshimet ishin në masë jo të vogël stilistike dhe të dukshme në skenë: një njeri me ngjyrë, 47-vjeç, që ndodhet në Senat që prej katër vitesh përballë një 72- vjeçari që ka tiparet e një njeriu që ka qëndruar për shumë kohë në këtë institucion.
Në shumë mënyra, Obama ishte një kandidat shumë i ndryshëm nga ai që është paraqitur në fillim. Ai iu përgjigj pyetjeve në mënyrë të drejpërdrejtë dhe të sigurt duke u përqendruar vetëm te kamera. Mekkein u shfaq agresiv veçanërisht në fillim të debatit, kur gjuha dhe sjellja e tij u kujtoi të gjithëve se ai është krijesë e Senatit, pasi përdori fraza që qëndrojnë mirë në Uashingtoni, por jo edhe për veshët e audiencës në shtëpi.
Ai kaloi një pjesë të debatit duke kritikuar Obamën. Për Irakun, të dy kandidatët përdorën historitë e ushtarëve të rënë për të mbështetur këndvështrimet e tyre për luftën. Dhe ndërsa Obama erdhi në debat me idenë për të treguar një lidhje mes krizës ekonomike mes Mekkeinit dhe Bushit, vetë Mekkein u përpoq të portretizonte rivalin e tij si një “ndërhyrës naiv”. Ai nuk u përqendrua te ai shpesh gjatë mbrëmjes dhe disa herë përdori frazën “Obama nuk kupton”, me disa mënyra dhe me një nënqeshje të ftohtë që tregonte mungesë besimi.
Kur Mekkein u pyet se si do të angazhohej për zgjidhjen e krizës ekonomike, ai përgjigj duke folur për reduktimin e shpenzimeve të qeverisë. “Gjëja e parë që duhet të bëjmë është të vendosim nën kontroll shpenzimet në Uashington. Ato janë tërësisht jashtë kontrollit”, tha ai duke sulmuar Obamën për kërkesën e tij për 932 milionë dollarë nga Senati për të përballuar krizën. “Kjo nuk është mënyra e zakonshme e shpenzimeve në Uashington”, tha ai. “Ky është një nga ndryshimet themelore mes nesh”. Obama u përgjigj duke e sulmuar Mekkeinin në lidhje me kërkesën e tij për të reduktuar taksat për të pasurit.
“Le të jemi të qartë: senatori Mekkein po propozon - dhe ky përbën një ndryshim të madh mes nesh - një reduktim taksash me vlerë 300 miliardë dollarë për një sërë kompanish dhe individësh shumë të pasur në vend. Tani 18 miliardë dollarë është një fond i rëndësishëm, por 300 miliardë dollarë është një fond edhe më i rëndësishëm”, tha ai. Duke u kthyer nga Mekkein ai tha: “Xhon, presidenti yt, ishte ai që kërkoi këtë supershpenzim, ishte ai që shkaktoi deficite shumë të mëdha dhe ju keni votuar për pjesën më të madhe të buxheteve që ai ka kërkuar”. Ndërkohë, në fund Mekkein akuzoi Obamën për votime shumë liberale në Senatin e Shteteve të bashkuara. “Vështirë të shohësh ndryshe, nga këndvështrimi yt”, tha ai. Pak momente më pas Obama u përgjigj: “Xhon tha se unë jam tepër liberal. Në pjesën më të madhe të kohës kamë qenë unë që kam kundërshtuar politikat e Presidentit Xhorxh Bush, që kur kam hyrë në Kongres”.

"New York Times"



Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›