E Diel, 1 Nëntor 2026

NDERKOMBETARE/ Putin dhe oligarkët rusë

Nga Ellen Barry
Një farë humori u vu re kur miliarderi Aleksandër Lebedev hodhi sytë në sallwn e banketit, ku dalloheshin shandanët 

.....madhështorë dhe ku ai kishte mbledhur elitën e Moskës për të siguruar mbështetje për një projekt të ri teatri. Por, ai dukej i përgatitur shumë mirë. "Nëse ndokujt në këtë sallw i kanë mbetur para për të mbështetur fondacionin 'Chekhov", - tha Lebedev. Nëpër tavolina nisi të gëlonte e qeshura. "Po e thotë këtë dikush që sapo ka dalë nga lista e 'Forbes'", - vazhdoi ai, duke iu referuar listës vjetore të miliarderëve, ku ai renditet tashmë në vendin e 358-të, me një pasuri që editorët e tij vlerësojnë se arrin në 3.1 miliardë euro. Gjashtëdhjetë për qind e aksioneve të tij humbën për shkak të krizës në tregun rus të aksioneve gjatë këtij muaji. Por, ky fakt nuk e bën atë të pazakontë mes industrialistëve të mëdhenj moskovitë, të njohur si oligarkë, pjesa më e madhe e të cilëve kanë marrë shumë kredi për t'i shlyer me fitimet e së ardhmes. Ajo çfarë e bën Lebedevin të ndryshëm, është fakti se ai nuk e vret mendjen për këtë. Oligarkët e Rusisë dikur kishin një zë të fuqishëm publik në shoqërinë ruse, duke i bërë të ditura pikëpamjet e tyre në stacionet televizive dhe duke kontribuar me fonde për partitë politike. Por, Vladimir Putin e ka vwnw nwn fre këtë grup dikur të pabindur, duke ndëshkuar ashpër sfidantët e tij politikë dhe duke e lënë tepër të frikësuar pjesën e mbetur të oligarkëve për të protestuar publikisht ndaj krizës në bursa.
Lebedev është përjashtimi. Deputet në Dumën ruse dhe një politikan i "bezdisur" vazhdimisht, ai i ka quajtur deklaratat e Putinit të tipit të luftës së ftoftë si "fjalime idiote" dhe ka thënë se Kremlini po bën investime pa mend, siç janë "Olimpiket e Soçit", në vend që të modernizojë ekonominë ruse.
Ai ia ka vënë fajin luftës në Gjeorgji, për humbjen e 40 për qind të aksioneve në treg. "Ne i kemi frikësuar investitorët gjatë muajit gusht dhe shtatorit", - tha Lebedev, që ka në pronësi 30 për qind të aksioneve të "Aeroflot". "Si një investitor, si një sipërmarrës, jam i frikësuar". Planet e tij shkojnë përtej këtij komenti; në një intervistë, Lebedev tha se planifikonte të bashkohej me ish-presidentin sovjetik, Mihail Gorbaçov, për të ngritur një parti të re politike, që ndoshta do të ketë emrin Partia e Pavarur Demokratike e Rusisë.
Lebedev, 48 vjeç, gjithnjë është dukur se vepron me kokën e tij. Ish-kolonel lejtnant në KGB, ai ishte me punë në Britani kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë, dhe u kthye në Rusi si një ekspert i tregut për t'u bërë president i Bankës së Rezervës Kombëtare.
Disa herë gjatë viteve të fundit, Lebedev e ka gjetur veten në vështirësi përballë liderëve të Rusisë. Kjo ndodhi në mënyrën më të dukshme në prill, kur një gazetë në pronësinë e tij, "Moscovsky Korrespondent", njoftoi se Putin kishte ndër mend të divorcohej nga bashkëshortja për t'u marruar me kampionen e gjimnastikës ritmike, Alina Kabajeva, 24 vjeç.
Artikulli shkaktoi shumë spekulime në Moskë, por Lebedev tha se ai nuk kishte fare gisht në këtë mes. Ai u shpreh se ky artikull ishte fare pa sense dhe sy burimi kishte qenë "agjencia e lajmeve OBS". Putin e ka bërë të qartë se oligarkët duhet të qëndrojnë jashtë politikës. Në vitin 2003, Putin urdhëroi arrestimin e Mihail Kodorkovskit, pronarit të shumëdiskutuar të kompanisë së naftës Yukos, dhe që kishte financuar partitë politike që ishin kritike të Putinit. Në atë kohë, Kodorkovski ishte njeriu më i pasur në Rusi dhe pesë vjet më pas ai ndodhet në një burg në Siberi, ndërsa milionat e tij kanë avulluar.
"Oligarkët tani e kuptojnë se duhet të jenë të përgatitur të skanojnë çdo akt nëpërmjet Kremlinit", - thotë Olga Krishtanovskaja, një analiste e elitës ruse. "Edhe përpjekja për të shpëtuar një bankë ruse në vështirësi mund të jetë e dëmshme për një financier", - thotë Krishtanovskaja.
"Oligarkët janë të lidhur me Kremlinin. Sipas të gjitha gjasave, Lebedev nuk është anëtar i klubit". I pyetur nëse ishte e rrezikshme që e kritikon Putinin kaq hapur, përgjigja e tij ishte e shkurtër dhe e guximshme: "Unë mund të them gjithçka që dua, mund të udhëtoj lirisht". Por në thelb, loja e tij teatrale ka lidhje me aktet më të fshehta politike. Në vitin 2006, ai u bashkua me Gorbaçov, për të blerë 49 për qind të gazetës së pavarur "Novaya Gazeta". Reklamuesit po e braktisin këtë gazetë, një ndër ato pak botime kritike ndaj Kremlinit. Disa muaj pas blerjes, gazetarja investigative, Ana Politkovskaja, u qëllua për vdekje në një ashensor në pallatin e saj. Në mesnatë, ndërsa miqtë e ftuar në banket po bëheshin gati për t'u larguar, Lebedev u ul për të folur për politikë. Ai akuzon Uashingtonin për armiqësinë e re të krijuar mes Rusisë dhe Perëndimit, por tha se Moska nuk duhet të kopjojë pjesën më të keqe të administratës Bush. Rusia ka nevojë për institucione të pavarura politike dhe kthimin e guvernatorëve të qeverisë së drejtpërdrejtë, sinjale të thjeshta për investitorët se vendi po nis rrugën e modernizimit. Ai tha se ekonomia mund ta marrë veten nga kriza e tregjeve, por se politika ekonomike afatgjatë e vendit duhej rimenduar. "Nuk ka ekonomi reale", - tha ai. Dhe kjo është e vërtetë.

(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)



Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›