E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ne qeveri Rama bllokator i proceseve integruese

Mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Sali Berisha e ka shfrytëzuar për çështjet që kanë të bëjnë me përmbushjen e detyrimeve të integrimit. Duke iu referuar dy ligjeve të rëndësishme siç janë ligji i nëpunësit civil dhe administratës shtetërore, me të cilin plotësohet një nga kërkesat dhe ligjit për gjykatën e lartë, kryeministri tha se ky i fundit është bllokuar nga bllokatori konstant i integrimit, zoti Edi Rama.
Zoti Rama që sot merr pjesë në internacionalen Socialiste, por e vërteta është se duket se po shkon në Internacionales Komuniste.Të shkosh si bllokator i proceseve integruese je i vetimi në atë forum të nderuar.Shkon natyrisht duke pasur përgjegjësinë e rëndë, duke qenë i regjistruar në librin e zi europian të korruspionit se bllokove imunitetin më 6 gusht”- deklaroi Berisha, i cili shtoi se qeveria është e vendosur të bëjë gjithka për përmbushjen e detyrimeve të saj.
Duke komnetuar ligjin për nëpunësin civil dhe administartën shtetërore ai tha se ky ligj është hartuar me ekspertizë 4 vjeçare me kompanitë e kontraktuara nga BE (SIGMA). Ky ligj sipas tij konsolidon shërbimin, por disa ndërhyrje janë të dopmosdoshme.
“Ekspertët nuk kanë sugjeruar ndarjen e këtij shërbimi nga politika, por në disa vende perëndimore ekziston e duhet t'i përmbahemi këtyre shembujve dhe mirë është që ky shërbim të qëndrojë jashtë betejave politike, sepse është sugjeruar që mund të marrë pjesë në fushatë. Por mendoj t'i përmbahemi shembujve të disa vendeve. Ata që pranojnë të jenë pjesë e shërbimit civil, të mos jenë pjesë e partive”- vijoi më tej kryeministri, duke marrë shembullin e sekretares amerikane Hillari Klinton, e cila nuk do marrë pjesë në Konventën e demokratëve të Presidentit Obama, pasi në traditën e Sekretarit të Departamentit, nuk merr pjesë në vendet partiake, në mënyrë që të paraqitet sa të jetë e mundur mbi partizan.
“E mora këtë shembull për të motivuar ndoshta edhe për disa vite tek ne shërbimi civil mund të qëndrojë apartiak dhe larg fushatave elektorale, sepse partitë do ta dëmtojnë këtë shërbim”-theksoi ai.

Miratohet menaxhimi i integruar i ujërave
Qveria miratoi sot ligjin përmenaxhimin e integruar të ujërave, duke u dhënë përgjigje problemeve themelore të kësaj saj pasurie kombëtare. Sipas kryeministrit ligji është hartuar mbi ekspertizën e gjerë dhe është një nga ligjet e domosdoshme për ujërat, por edhe për mbrojtjen e mjedisit.

Miratohet ndërtimi i dy HEC-eve në Osum dhe Qafën e Qarrit
Po sot në mbledhje qeverie u miratua ndërtimi i dy HEC-eve nga sektori privat në Osum dhe Qafën e Qarrit. Kryeministri Berisha e cilësoi Shqipërinë një superfuqi të vogël energjetike në rajon e cila po rritet çdo javë e më shumë.
Në këto HEC-e investohen rreth 5 milionë dollarë, do punësohen me dhjetëra banorë të zonës, të tjerë më pas kur të vihet në funksionim. Edhe kjo linjë është kryesore punësimi për shqiptarët.
“Pesë vjet më parë ne deklaruam se nisëm si drejtim tehmelor të qeverisë, jo pak ishin ata të cilët qëndruan skeptikë, madje dhe përqeshës ndaj saj, por sot pas 5 vitesh të nismës së saj, historia mëe e madhe e suksesit”- deklaroi kryeminsitri i cili informoi se nga marsi i vitit 2007, në Shqipëri janë ndërtuar rreth 72 HEC-ce, deri sot, së shpejti inagurohet investimi tjetër madhor me rreth 220 milionë euro investim, ai i Ashtës, në gjysmën e dytë të shtatorit

“Kapaciteti i HEC-eve, pa Ashtën është 125 megavat. Por me sektorin privat, Ministria e Ekonomisë ka firmosur mbi 117-120 kontrata për ndërtimin e mbi 330 HEC-eve. Vetëm ato që janë ndërtuar apo në ndërtim kanë kapacitet prej 1400 megavat, kundër 1200 megavat i instaluar i sistemit aktual energjitik. Në 5 vite janë ndërtuar apo në ndërtim e sipër kapacitete energjitike 20% më të mëdha se ato të ndërtuara në të gjithë kohërat më parë. Vitin që vjen nis projekti më i madh në Europë, kaskada e Devollit me mbi 1 miliardë euro investim”- vijoi shefi i qeverisë, i cili tha se edhe në këtë sektor ka qëndrime keqadashëse të opozitës .
“Mund të imagjinoni se një ndër eksponentët e opozitët shkruante hidroberishizmi dhe fatkeqi në rastet e tij, merrte Ashtën, që është një kryevepër e mbrojtjes së mjedisit”-citoi Berisha, të cilin e ftoi të shqyrtonte dosjet në dispozicion.
“Ndaj i them këtij zotërëie që ka dosjet në dispozicion, merri shqyrtoi, por pa informacion bie direkt në antiglobalizëm e të bësh për llogari të Ramës, nuk ka fatkeqësi më të madhe. Pastaj, këtyre mjedisorëve pa mjedis, cila është më e shëndetshme për njeriun, ajo e rinovueshme. Flet si një i njohur i imi, që ka 4 shtëpi dhe flet kundër ndërtimit”- nënvizioi kryeministri i cili shprehu vendosmërinë e qeverisë për të bërë gjithçka në shndërrimin e Shqipërisë në fuqi energjetike.

Gjithashtu në mbledhje qeverie u vendos me dy vendime procedura e kthimit të armëve të Skendërbeut në muzeut kombëtar me rastin e 100 vjetorit, në një kohë të caktuar, që shqiptarët mund t’i vizitojnë, t’i shohin nga afër, armët e prijësit të tyre të përjetshëm.

Financim i Mazoleumit të familjes Mbretërore
Me një fond vendoset financimi i ndërtimit i Mauzoleumit të familjes Mbretërore, ku do të prehen Mbreti, Mretëresha Geraldinë, Leka I dhe bashkëshortja e tij.
Ai tha se varri i mbretëreshës u minua nga Enver Hoxha, ndërsa theksoi se varri do të jetë madhështor.
“Dihet se në një akt barbar Enver Hoxha urdhëroi minimin e varrit të nënës mbretëreshë për fajin e vetwm se i kishte dhënë kombit, burrin që ndërtoi shtetin shqiptar, Ahmet Zogun. Ky ishte shpërblimi që kjo nënë shqiptare meritoi t’i gërrehen me dinamit kockat nga një paranojak që do faktohej si diktatori më gjakësor pas luftës. Mauzoleu do jetë më i madh sesa c’ishte varri i nënës Mbretëreshë, se aty do prehen mbreti vetë, mbretëresha Geraldinë. Leka i Parë dhe bashkëshortja e tij. Tani do jetë varrezë mbretërore”.

Sipas tij, Enver Hoxha dhe njerëzit që mbrojtën krimet kundër njerëzimit në kohën e diktaturës duhet ta kishin vendin në Hagë.
“Zonja e zezë bashkë me një gazetë që e sponsorizon vjell vrer çdo ditë kundër historisë së vendit të vet, kundër mbretit, përveç të shoqit, i cili dhe të cilët do e kishin vendin në gjykatën e Hagës. Dua ta them këtë. Të gjithë që kryen krime kundër njerëzimit do e kishin vendin në Hagë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›