E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI, slogani i fushatës, “Koha për veprim”



Kryesia e LSI-së u mblodh dje dhe miratoi sloganin e fushatës “Koha për veprim”. Një slogan të ngjashëm do të ketë edhe rinia e kësaj partie, “Rinia në veprim”. Duket se kompania amerikane ka ndihmuar për këtë slogan LSI-në, pasi është i përdorur edhe në fushatat amerikane “Time for Action”. Njëkohësisht dje, LSI-ja miratoi listën e qarkut të Dibrës, ku numri një do të jetë Monika Kryemadhi. Kryesia e LSI-së miratoi si kandidatura për deputetë në Shkodër, përveç Sokol Axhemit dhe ish-kampionit të sportit, Seit Fishta, edhe sociologen Nora Malaj. Në Gjirokastër u miratuan si kandidatura për deputetë Luan Memushi dhe Genc Sinoimeri. Në qarkun e Lezhës listën e kandidatëve për deputetë të LSI-së do ta udhëheqë anëtari i Kryesisë, Gjovalin Bushi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›