LSI u bëri thirrje sot qytetarëve të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor

Lëvizja Socialiste për Integrim u kërkon qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Zëdhënësi i LSI-së, Ralf Gjoni, duke marrë shkas nga aksidentet e shpeshta rrugore të ditëve të fundit, tha sot gjatë një konference për shtyp, se "LSI i bën apel pushuesve shqiptarë, që udhëtojnë në këto ditë të nxehta dhe në veçanti emigrantëve shqiptarë, të tregojnë kujdes maksimal në rrugët e Shqipërisë, duke respektuar rregullat e qarkullimit dhe duke iu përmbajtur kufijve të shpejtësisë. Inkurajojme gjithashtu forcat e policisë rrugore dhe ato të ndihmës së shpejtë të tregojnë gatishmëri më të larte dhe efikasitet në ushtrimin e detyrës, duke u siguruar për zbatimin e rregullave të qarkullimit prej motoristeve, për marrjen e masave ndëshkimore ndaj shkelësve të ligjit si dhe për dhënien në kohë të ndihmës së shpejtë në mënyrë që probabiliteti i humbjes se jetës për të aksidentuarit të reduktohet në maksimumin e mundshëm", tha Gjoni. Ai theksoi se "siguria e jetës se qytetarëve shqiptarë është një çështje themelore e programit tonë elektoral dhe një çështje e rëndësishme për të cilën do të kontribuojmë seriozisht në qeverinë e ardhshme”.
...