Zhdukja e Hoxhës, Prokuroria: Pranga dëshmitarit
TIRANE- Kërkohet arrestimi në sallën e gjyqit për një dëshmitar në procesin gjyqësor për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Prokurori i cështjes Xhevat Hana kërkoi gjatë seancës së paradites së sotme arrestimin e ish-inspektorit të vëzhgimit pranë Shërbimit Informativ Kombëtar, Shpend Dibra. Prokurori ka akuzuar për dëshmi të rreme ish-inspektorin e SHIK-ut duke kërkuar prangosjen e tij.
Sipas prokurorisë Shpend Dibra ka shoqëruar Sizo Kristopulin, një nga të rrëmbyerit, së bashku me Remzi Hoxhen, nga Ksamili në drejtim të bazës së shikut në Vain të Lezhës, Nga ana e gjykatës është deklaruar se nuk ka kompetencë për arrestimin e një personi, dhe duhet ndjekur procedura e prerjes së flete arrestit, e me pas tu drejtohet organeve komptetente. Vetë personi i akuzuar ka deklaruar se ka qenë në Sarandë ditën e rrëmbimit të Sizo Kristopulit, ka darkuar atje me ish-shefin e Bazës së Vëzhgimit të SHIK- ut, Avni Koldashi por nuk mbante mend të kishte shoqëruar persona, duke hedhur poshte kështu akuzën e prokurorisë.
Tre ish-shikasit Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe Avni Koldashi, akuzohen për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës 14 vite më parë në Tiranë. Gjithashtu, mbi supet e tyre rëndon akuza e “rrëmbimit dhe torturimit të Ziso Kristopullit dhe Avdyl Loshajt”.
(s.g/BalkanWeb)