LSI viziton minatorët grevistë
Drejtuesit kryesorë të LSI-së, Ilir Meta, Filloreta Kodra dhe anëtarë të komitetit drejtues të kësaj partie, vizituan minatorët grevistë, të cilët kanë hyrë në ditën e tyre të 13 të grevës.
Kryetari i grevës së urisë së minatorëve në Tiranë, Fiqiri Xibri, gjatë bisedës me drejtuesit e LSI-së kërkoi prej tyre, që nisur nga qëndrimi i deritanishëm i qeverisë dhe kryeministrit, "të kërkojnë edhe një bllokim të punëve të Parlamentit, deri sa t'i jepet një rrugëzgjidhje kësaj proteste dhe të ulen në bisedime për të shqyrtuar kërkesat tona". Gjatë këtij takimi, Meta u shpreh me keqardhje për mungesën e dialogut dhe zgjidhjes së problemit të tyre. "Nuk mund ta pranosh faktin që nuk ka dialog, sidomos në këto kushte që ju jeni, keni përshkallëzuar këtë grevë urie dhe që mund të ketë pasoja që askush nuk i dëshiron. Pra, është e papranueshme që qeveria nuk është e hapur për dialog, për të gjetur një zgjidhje", tha Meta.