Rama: Bord dialogu për qytetarët jashtë politikës
Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka iniciuar nga qyteti i Shkodrës "Bordin e dialogut me shoqërinë".
aristir lumezi
Ideja më e re politike vjen pikërisht në këtë moment kur politika sapo ka nisur përgatitjet e saj për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe PS-ja është në përfundim të dialogut të saj për të gjitha çështjet me shqiptarët. Qëllimi i këtij bordi është një hapësirë e re për të gjithë ata që duan të kontribuojnë për politikën pa qenë domosdoshmërisht anëtarë partie. "Duhet të hapet një hapësirë e re, për të gjithë ata qytetarë të interesuar në jetën e komunitetit dhe vendit të tyre. Është një ide, e cila ka lindur nga shqetësimet që burojnë prej faktit se shumë njerëz të vlefshëm, që qytetet tona nuk e kanë luksin t'i lënë jashtë vëmendjes dhe pa shfrytëzuar në potencialet e tyre, për fat të keq nuk shërbejnë, sepse partitë politike kanë frikë prej tyre", u shpreh Rama gjatë një takimi me anëtarë dhe simpatizantë të PS-së, të cilët ishin dhe anëtarët e parë të bordit të dialogut për qytetin e Shkodrës. Sipas tij, një organizim i tillë do të rrisë edhe cilësinë e politikës në vend. "Është koha që ne të kuptojmë se në rast se partive u lind ekskluziviteti i politikbërjes dhe i vendimmarrjes, e në rast se partitë nga ana tjetër këtë ekskluzivitet nuk e ndajnë me shumë aktorë dhe faktorë, atëherë rezultati është ky që shikojmë dhe nuk mund të jetë tjetër. Në rast se grupet qytetare të presionit ndërtohen dhe funksionojnë duke krijuar shembuj, siç është ky "Bord i Dialogut me shoqërinë", të jeni të bindur se cilësia e politikbërjes do të ndryshojë, cilësia e vendimmarrjes apo ekzekutimit të pushtetit do të ndryshojë", tha Rama. Duke sqaruar idenë e tij se çfarë do të përfaqësojë ky bord, Rama tha se, "në rast se grupet qytetare të presionit ndërtohen dhe funksionojnë duke krijuar shembuj, siç është ky "Bord i Dialogut me Shoqërinë", të jeni të bindur se cilësia e politikbërjes do të ndryshojë, cilësia e vendimmarrjes apo ekzekutimit të pushtetit do të ndryshojë". Kreu socialist e konsideroi bordin e sapokrijuar në qytetin e Shkodrës si urën lidhëse mes komunitetit dhe partisë, ku qytetarët do të kontribuojnë për të ndryshuar të ardhmen e tyre. "Ky bord duhet menduar apo parafytyruar si një urë mes partisë dhe shoqërisë, mes politikës dhe njerëzve, për të bërë të mundur që sa më shumë njerëz t'i afrohen politikës. Jo për t'u bërë politikan, por për t'i shpjeguar të gjithëve se duhet të mbajmë pozicione të caktuara kur jeta jonë e përbashkët ka të bëjë me zgjedhje të caktuara", tha Rama. Jo më kot kreu socialist ka përuruar konkretizimin e idesë më të re të tij nga qyteti i Shkodrës, qytet i cili njihet si bastion politik i të djathtës dhe ku nuk ka mundur të marrë asnjëherë deputet që prej viteve '90. Në këtë mënyrë u jepet mundësia qytetarëve, të cilët nuk duan t'u bashkohen ngjyrave partiake, të kontribuojnë brenda bordit të dialogut për të qenë qytetarë aktivë në vendimmarrjet e ardhshme.
Bashkimi i ri me qytetarët
"Bordi i dialogut me shoqërinë" nuk erdhi fare rastësisht në politikën shqiptare. Ka kohë që kreu socialist flet për një bashkim të ri me qytetarët "përtej të majtës dhe të djathtës". Rama, madje i ka kërkuar qytetarëve të zhgënjyer nga politika e 17 viteve të lenë mënjanë flamujt e partive dhe t'i bashkohen një qëndrimi aktiv të tyre ndaj fateve të vendit, duke u bërë aktorë dhe faktorë në këtë proces. Ky ishte dhe qëllimi i një dialogu pothuaj njëvjeçar në të gjithë vendin, kryesisht në zonat rurale, ku ka trajtuar tema të prekshme për shqiptarët, si bujqësia, shëndetësia, arsimi, të cilat kanë përfunduar me tryeza ekspertësh të këtyre fushave. Duket se PS-ja në strategjinë e saj elektorale po kërkon inkurajimin dhe aktivizimin e të gjithë shqiptarëve në politikbërje, për të rikthyer besimin te politika.