Mosha e daljes në pension për 2008
Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar të gjitha kushtet që duhet të plotësojë një individ për të përfituar pension pleqërie.
Fabiola Çela
Kushtet janë të ndryshme, ato janë në varësi të profesioneve, të cilët ndahen në tre kategori. Ish-minatorët dhe industria e rëndë përfitojnë të parët. Mësuesit dhe ushtarakët me grada, në kategorinë e dytë. Nëpunësit përfitojnë si të kategorisë së tretë. Në një prononcim për mediat, drejtori i Drejtorisë së Përfitimeve në ISSH, Saba Goci, ka shpjeguar në detaje të gjitha kushtet që duhet të përmbushin punonjësit e të tre kategorive. Madje, në rast se qytetari nuk është dakord me vendimin e marrë për masën e pensionit të tij, atëherë ai mund të ankohet për këtë vendim në Komisionin e Apelit të ngritur pranë Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore.
Kategoritë
Në kategorinë e parë në përgjithësi përfshihen punët në nëntokë, në ish-industritë ushtarake, në ish-industritë kimike, aviatorët dhe shkrirësit në metalurgji dhe fonderi. Në kategorinë e dytë, masivisht përfshihen mësuesit dhe pedagogët, ushtarakët me grada, si dhe punët drejtuese dhe shfrytëzuese në minierat në sipërfaqe, punonjësit e mekanizmave të rënda (ekskavatoristë, buldozeristë, vinçierë). Ndërsa në kategorinë e tretë futen përgjithësisht nëpunësit dhe punonjësit e shërbimit. Sipas drejtorit të Drejtorisë së Përfitimeve në ISSH, Saba Goci, për punët e kategorisë së parë dhe të dytë, nga vjetërsia e punës gjithsej që kërkohet, 3/4 e saj duhet të jetë e kryer në punë të kategorisë së parë dhe të dytë, me përjashtim të personave që kanë punuar në miniera në nëntokë ose në punime të tjera të nëntokës, të cilëve u kërkohet që 1/2 e periudhës së punës të jetë në këto punime. "Kjo vjetërsi duhet verifikuar nga aplikuesit, pasi shumë prej minierave apo industrive kimike dhe ushtarake janë mbyllur dhe një pjese të ish-punonjësve të këtyre ndërmarrjeve u është dashur të punojnë në punë të tjera, të cilat mund të mos përputhen me të njëjtën kategori si puna e mëparshme", ka thënë Goci.
Kur aplikohet
Aplikimi për pensionin duhet të nisë pesë muaj para se i interesuari të plotësojë moshën e daljes në pension. Kështu, të gjithë personat që u afrohet koha për të përfituar një pension pleqërie, sipas ligjit nr. 7703, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", mund të paraqesin kërkesë me shkrim, që 5 muaj para plotësimit të kushteve për pension, pranë Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore në vendbanimet e tyre. Një aplikim i tillë do t'u jepte kohë të gjithë aplikuesve që të përfitonin pensionin që në muajin e parë të plotësimit të moshës. "Për shkak të migrimit, të ndryshimit të vendeve të punës, të vendeve të banimit, kërkohet kohë për të verifikuar dokumentacionin. Ndaj një aplikim i tillë do t'i jepte kohë punonjësve që të mblidhnin të gjithë dokumentacionin e nevojshëm", shprehet drejtori i Drejtorisë së Përfitimeve në ISSH, Saba Goci.
Ankimi
Sipas Gocit, në rast se qytetari nuk është dakord me ndonjë element të caktimit të pensionit, siç është shuma e përgjithshme e vjetërsisë në punë, masa e pensionit etj., me të drejtën që i jep ligji nr. 7703, ai mund të ankohet për vendimin e zyrës së pensioneve në Komisionin e Apelit të ngritur pranë Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore. "Nëse merr përgjigje negative nga ky komision, ai ka të drejtë të ankohet pranë Komisionit Qendror të Apelit, që është ngritur pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore", shprehet Goci, duke sqaruar se ankesat e zgjidhura në mënyrë të pafavorshme bëhen në gjykatë, nga e cila çështja zgjidhet përfundimisht. "Masa e pensionit përcaktohet nga dokumentacioni që ndodhet në dosje. Në rastin konkret është caktuar në bazë të pagave të paraqitura me vërtetim page nga institucioni në të cilin ke punuar dhe janë mbajtur kontributet peë sigurimet shoqërore. Nëse ju mendoni se është bërë ndonjë gabim, ju duhet t'i drejtoheni zyrtarisht ISSH-së, ku të parashtroni ankesën tuaj dhe të jepni të dhëna konkrete, si emri, mbiemri, numri i librezës së pensionit dhe rrethin ku është caktuar pensioni. Pas kontrollit të dosjes suaj të pensionit, ju do të merrni një përgjigje të hollësishme si është vepruar për caktimin e masës së pensionit tuaj".
Si ndryshon mosha e pensioneve në 2008 dhe 2009
Kushtet për të përfituar një
pension pleqërie deri më 30.06.2008:
1. Për punë të kategorisë së parë: Burri Gruaja
Mosha vjeç 57 52
Periudha e sigurimit vite 28 28
2. Për punë të kategorisë së dytë:
Mosha vjeç 62 57
Periudha e sigurimit vite 35 35
3. Për punë të kategorisë së tretë:
Mosha vjeç 63 58
Periudha e sigurimit vite 35 35
4. Për nënat me shumë fëmijë:
Mosha vjeç 50
Periudha e sigurimit vite 30
Kushtet për të përfituar një pension pleqërie
nga 01.07.2008 deri më 30.06.2009

Periudha e sigurimit vite 29 29
2. Për punë të kategorisë së dytë:
Mosha vjeç 62 vjet 57 vjet
6 muaj 6 muaj
Periudha e sigurimit vite 35 35
3. Për punë të kategorisë së tretë:
Mosha vjeç 63 vjet 58 vjet