E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI vlerëson qëndrimet e ministrave të Unionit për samitin BE-SHBA

Politika e BE, në shërbim të integrimit të Shqipërisë

Lëvizja Socialiste për Integrim përshëndeti dje qëndrimet pa ekuivok të drejtuesve të politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, të cilët janë shprehur qartë dhe pa lënë dyshime për një proces të shpejtë të liberalizimit të vizave dhe përshpejtimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Zëdhënësi Ralf Gjoni u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim vlerëson dhe mbështet qëndrimet pa ekuivok të drejtuesve të BE, të cilët janë shprehur qartë dhe pa lënë dyshime, për liberalizimin e shpejtë të vizave dhe hapjen e negociatave për Shqipërinë në BE.

“LSI vlerëson si mjaft pozitive zhvillimet më të fundit në lidhje me angazhimin e Ministrave të Jashtëm të BE, të drejtuesit të radhës të BE, Carl Bildt si dhe deklaratat e njëpasnjëshme të ish komisionerit për punët e jashtme të BE, aktualisht ministër i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini”, tha zëdhënësi i LSI.

Sipas tij, LSI ka pasur dhe ka si prioritetin më madhor të saj integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe veçanërisht si një moment të parë të tij liberalizimin e vizave dhe pranimin e statusit të vendit kandidat. “Lëvizja Socialiste për Integrim do të vazhdojë të kontribuojë pa reshtur në realizimin e objektivave madhore të integrimit dhe veçanërisht të liberalizimit të vizave duke e konsideruar Evropën, si shtëpinë natyrale të të gjithë shqiptarëve, ku lëvizja e tyre individuale, por dhe më shumë se kaq, e biznesit dhe e kapitaleve të bëhen një realitet në të mirë të shqiptarëve si dhe një mundësi e rëndësishme për të kaluar me sa më pak dhimbje pasojat e krizës ekonomike botërore”, u shpreh më tej, zëdhënësi i LSI-së, Ralf Gjoni.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›