E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama mashtron Ermelinda Meksin, kriteret dhe standardet më të ulëta, mbajnë Arta Daden në garë

Ndërkohë që Edi Rama vazhdon të gënjejë veten me idenë e mosnjohjes së zgjedhjeve dhe parregullsitë e tyre, paralelisht gënjeshtrat e tij po i injekton edhe në radhët e atyre që janë vetëshpallur mbështetës të tij. Në këtë gënjeshtër të mbështetësve, Edi Rama jo pa qëllim pleks edhe pazaret e tij, për premtime postesh.

Si përqafues i teorisë “tërhiq e mos e këput’, Edi Rama vazhdon të premtojë të njëjtin post, sikurse është ai i nënkryetarit të Parlamentit që i takon opozitës, më se një personi, mbështetës të tij, brenda PS-së. Në këtë shpërndarje premtimesh pa receta, Edi Rama nuk është se përdor kritere apo standarde, përkundrazi, persona që përmbushin më mirë kriteret dhe standardet, apo që kanë edhe një karakter më të fortë, ai i shmang nga gënjeshtrat në formë premtimesh.

Shembulli më i mirë dhe më i fundit është shmangia e Ermelinda Meksit nga “gara” e premtimeve për nënkryetare Parlamenti. Kriteret, standardet dhe karakteri i saj më i fortë, krahasuar me kandidaten tjetër për kandidate nënkryetare Parlamenti, Arta Dade, i mjaftuan Edi Ramës për ta hequr Meksin nga lista e “pretendenteve” për këtë post të lartë që i takon opozitës.

Ngelet, që deri në përfundim të kësaj “sage” mashtrimesh të Edi Ramës, të presim e të shohim se nga të ngelurit në “garën”  për nënkryetar Parlamenti, Arta Dade do të triumfojë mbi Namik Doklen, apo të dy bashkë, në të ardhmen jo shumë të largët, do të jenë asgjë më shumë se “ish-kandidatë” për nënkryetarë parlamenti dhe në listë do shtohen emra të tjerë kandidatësh të tjerë, në varësi të humorit të Edi Ramës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›