E Diel, 1 Nëntor 2026

Shefi i ekzekutivit pret një Delegacion Parlamentar të Asamblesë Kombëtare të Koresë së Jugut

"Investimet koreano-jugore do të kenë mbështetjen e plotë të qeverisë sonë”

Kreu i qeverisë priti dje në një takim një Delegacion Parlamentarë të Asamblesë Kombëtare të Koresë së Jugut, të kryesuar nga Han - Sak Song. Pasi i uroi mirëseardhjen delegacionit koreano jugor, Berisha vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira politike mes dy vendeve dhe u shprehu parlamentarëve koreano - jugor dëshirën dhe angazhimin e qeverisë shqiptare për të zhvilluar dhe intensifikuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, në veçanti në fushën ekonomike, tregtare dhe investimeve reciproke.

Në emër të delegacionit, Song e falënderoi kryeministri Berisha për mikpritjen e ngrohtë dhe miqësore, duke vlerësuar gjithashtu marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe vullnetin e Koresë së Jugut për të intensifikuar më tej bashkëpunimin, veçanërisht në fushën ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve. 

Më tej, kreu i qeverisë Berisha i njohu parlamentarët koreano - jugor me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e një klime të favorshme për biznesin dhe investimet në vend.

Nga ana e tyre parlamentarët koreano - jugor vlerësuan me shumë interes fushat si ajo e prodhimit të energjisë elektrike, turizmi, industria minerale dhe garantuan kryeministrin Berisha se qeveria e Koresë së Jugut do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë edhe në fazën e dytë të projektit të ristrukturimit të rrjetit elektrik, si dhe do të nxisë investitorët koreanë të konsiderojnë Shqipërinë si destinacionin e tyre për biznes dhe investime.

Gjithashtu, Kryeministri Berisha i shprehu delegacionit parlamentar koreano - jugor falënderimet për faktin që Koreja e Jugut ka qenë ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës.   

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›