E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI zgjedhje me “Një anëtar, një votë”

 

LSI në njësinë nr.8 në Tiranë zhvilloi dje votimet sipas parimit "Një anëtar, një votë" për zgjedhjen e strukturave drejtuese. Tre kandidatura alternative për kryetarin e LSI në këtë njësi. Sekretari i Përgjithshëm i saj, Petrit Vasili, i cili monitoroi nga afër këtë proces u shpreh i kënaqur me pjesëmarrjen e madhe në votim të anëtarëve të LSI dhe të LRI-së, duke e konsideruar këtë një shprehje të besimit ndaj kësaj force politike e cila do të qeverisë vendin në 2009. Ndërkaq kryetari i LSI-së ka qenë i pranishëm në konferencën e grave të kësaj partie në qytetit të Vlorës. Gjatë fjalës së tij, Meta theksoi, se problemi i grave dhe i vajzave shqiptare është një problem, jo thjesht i tyre, por një problem i të gjithë shoqërisë. "Nuk është thjesht një çështje kuotash dhe përqindjesh nëpër forumet e partive politike apo edhe në qeverisjen e vendit, por është një çështje e madhe që ka të bëjë me vetë integrimin dhe forcimin e familjes sonë, me vetë modernizimin dhe humanizimin e mëtejshëm të shoqërisë sonë, dhe në veçanti, me krijimin dhe edukimin e një brezi të ri në të ardhmen", u shpreh Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›