E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Luftë analfabetizmit e varfërisë

 

Kreu socialist, Edi Rama, ishte dje në Lezhë në vijim të turit "Dialog me Shqipërinë" për çështje të arsimit. Rama kërkoi që përmes politikave të reja në arsim që do të aplikojë qeverisja e re do të luftohet si analfabetizmi ashtu dhe varfëria në vend. "Analfabetizmi sot jo vetëm është shfaqur, por përparon me shpejtësi. Ai është pengmarrësi i 10 % sipas statistikave zyrtare, por shumë më tepër sipas statistikave logjike. Analfabetizmi qëndron si hije pas atyre fëmijëve që edhe pse shkojnë në shkollë, përsëri mbeten viktima të tij. E pra, është një fakt i hidhur, që ne sot ballafaqohemi. 17 vjet liri, në një tranzicion rraskapitës, na kanë risjellë përpara, mes nesh dhe të ardhmes fantazmën kërcënuese të analfabetizmit", tha Rama. Sipas tij, "krahas me analfabetizmin qëndron varfëria, si bashkudhëtare e gjithmonë e më shumë familjeve shqiptare posaçërisht në këto zona. Varfëria si një dorë tanimë e dukshme, që i mban për krahu fëmijët dhe nuk lejon të shkojnë në shkollë, sepse prindërit e tyre nuk arrijnë dot t'u garantojnë librat dhe fletoret, apo mjetet më elementare të shkollimit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›