E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i qeverisë i ftuar të marrë pjesë në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve

04/02/2009  Kryeministri Sali Berisha udhëton drejt SHBA-ve

Kryeministri Sali Berisha është nisur dje drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve. Zyra e shtypit pranë Kryeministrisë bën të ditur se kreu i qeverisë shqiptare së bashku me bashkëshorten e tij u nis drejt Uashingtonit me ftesë të Komitetit Kongresional, që përbëhet nga 36 senatorë dhe anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve dhe nga anëtarët e Kongresit Vernon J. Ehlers dhe Heath Shuler. Ceremonia e Mëngjesit të 57-të Kombëtar të Lutjeve do të mbahet ditën e enjte, më datën 5 shkurt në kryeqytetin të Shteteve të Bashkuara. Në këtë mëngjes kombëtar lutjesh marrin pjesë kongresmenë, senatorë, drejtues të Kongresit dhe administratës së Presidentit Barak Obama si dhe liderë e të ftuar nga 160 vende të botës. Pritet që në këtë takim të marrë pjesë edhe Presidenti i ri i SHBA-ve Barak Obama. Po ashtu do të jenë të pranishëm edhe të gjithë paraardhësit e tij në pesë dekadat e fundit. Ata do të takohen në një vend me rreth 3500 persona zyrtarë në Mëngjesin e Lutjes, i cili tradicionalisht mbahet çdo të enjten e parë në shkurt. Një e treta e numrit të përgjithshëm të të ftuarve janë persona zyrtarë nga vendet e huaja dhe ata i ftojnë kongresmenët dhe anëtarët e “Fellowship Foundation”. Pjesëmarrësit në këtë ceremoni do t’i luten Zotit për të forcuar marrëdhëniet dhe për të çuar më tej frymën e bashkëpunimit dhe shpirtit të miqësisë. Tradita për Mëngjesin e Lutjeve është vendosur gjatë mandatit të Presidentit Duajt Ajzenhauer, i cili me një grup kongresmenësh hodhi idenë e organizimit të një tubimi të përbashkët për t’u lutur për Amerikën. Qëllimi kryesor atëherë ishte që të ndihmohej në tejkalimin e ndarjeve të atëhershme në shoqatën amerikane. Organizatori dhe pritësi i këtij takimi lutjesh është Kongresi amerikan.

Tradita

Tradita për Mëngjesin e Lutjeve është vendosur gjatë mandatit të Presidentit të Duajt Ajzenhauer, i cili me një grup kongresmenësh hodhi idenë e organizimit të një tubimi të përbashkët për t’u lutur për Amerikën. Qëllimi kryesor atëherë ishte që të ndihmohej në tejkalimin e ndarjeve të atëhershme në shoqatën amerikane. Organizatori dhe pritësi i këtij takimi lutjesh është Kongresi amerikan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›