Në Strasburg Shqipëria do të bëhet anëtare me të drejta të plota
04/02/2009 Ministri i Jashtëm Lulzim Basha besimplotë për anëtarësim në Samitin e prillit
Ministri i Punëve të Jashtme Lulëzim Basha thekson se ratifikimi i protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO) shumë shpejt do të ratifikohet edhe nga parlamentet e tetë vendeve që nuk e kanë ndërmarrë këtë hap. Për kreun e diplomacisë shqiptare ratifikimi i plotë do të bëhet brenda një kohe shumë të shkurtër dhe në samitin e ardhshëm të NATO-s në Strasburg, që do të zhvillohet në muajin prill, Shqipëria do të paraqitet me kredencialet e plota për t’u anëtarësuar zyrtarisht në NATO. Deri tani janë 18 vende që kanë ratifikuar protokollin e anëtarësimit. Ministri Basha ka bërë një pasqyrim të udhës së negocimeve për ratifikimin e këtij protokolli. Në një intervistë televizive ai ka hedhur dritë mbi tymnajën e hedhur ditët e fundit në lidhje me mungesën e ratifikimit të protokollit të anëtarësimit nga ana e Sllovenisë. Për qeverinë shqiptare nuk duket të jetë problem as ratifikimi i protokollit nga ana e Parlamentit slloven. Shtyrja e ratifikimit të protokolleve fillimisht u komentua si pasojë e përplasjeve mes Sllovenisë dhe Kroacisë. Por mësohet se problemet e brendshme të Sllovenisë mes mazhorancës dhe opozitës së atjeshme janë shndërruar në penalizuese ndaj ratifikimit të protokolleve të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë. “Parlamenti ka përfunduar diskutimet për sa i përket Shqipërisë. Diskutime të cilat kanë qenë jashtëzakonisht pozitive, me vlerësimet më të larta për Shqipërinë jo vetëm për politikën e saj rajonale e të sigurisë, por edhe për reformat e bëra në vend dhe për marrëdhëniet bilaterale midis Lubjanës dhe Tiranës. Por mund të them se të gjitha kanalet na kanë siguruar se diskutimi do të vazhdojë dhe pritet të konkludohet me sukses të plotë”, - ka deklaruar ministri Basha. Kreu i diplomacisë shqiptare ka theksuar se gjatë një bisede telefonike me homologen e tij greke Dora Bakojanis ka marrë garancinë se edhe Parlamenti helen do ta ratifikojë protokollin e anëtarësimit. “Më ka garantuar se procesi i ratifikimit të protokolleve nga ana e Greqisë do të ecë pa probleme brenda një kohe shumë të shkurtër”, - theksoi ministri Basha. Ai është shprehur tepër optimist për një proces të shpejtë të ratifikimit edhe nga vendet e mbetura, në mënyrë që Shqipëria dhe Kroacia të shkojnë në Strasburg si anëtare me të drejta të plota.
Takimet
Ministri i Punëve të Jashtme do të ketë një periudhë të ngjeshur takimesh. Më datën 6 shkurt ai do të udhëtojë drejt Portugalisë për t’u takuar me homologun e tij. Basha tha se gjatë këtij takimi do të marrë informacionin më të fundit për përfundimin e ratifikimit protokollit nga Portugalia. Ai bëri me dije se një ditë më pas do të ketë një takim me ministrin e Jashtëm slloven. Gjithashtu ai bëri me dije se ndërkohë kanë nisur kontaktet edhe me qeverinë e re islandeze dhe pritet një takim me ministrin e Jashtëm të Islandës. Ndërkohë më 9 shkurt pritet të vizitojë Tiranën ministrja e Jashtme greke Dora Bakojanis. Ministri Basha ka thënë se protokolli i anëtarësimit në NATO është marrë në shqyrtim nga shumë parlamente të vendeve që nuk e kanë ratifikuar ende.