E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës,prangosen tre persona për vjedhje

Kanë përfunduar në prangat e forcave të rendit tre autorët e vjedhjes me dhunë të ndodhur në janar të 2009-të, pikërisht në një banesë në Rrashbull.
Besmir Tocilla, 23 vjeç, më banim në Kukës, Ermal Dida, 25 vjeç, me banim në lagjen 14 Shkozet, si dhe Armand Dauti, 24 vjeç, më banim në Kukës, janë arrestuar nga efektivat e policisë së Tiranës në bashkëpunim me atë të Durrësit. Tre shtetasit akuzohen nga policia si protagonistë të vjedhjes me dhunë të në banesën e shtetasit Zenel Berberi. Si pasojë e dhunës, gjatë përleshjes me autorët e krimit, mbeti i plagosur në gjendje të rëndë për jetën i zoti i shtëpisë Zenel Berberi, bashkëshortja e tij si dhe vajza. Tre të arrestuarait i janë dorëzuar policisë së Tiranës, pasi mbi to rëndojnë dhe akuza të tjera të konsumuara pikërisht në kryeqytet. Mbi tre shtetasi rëndon akuza e "Vjedhjes me dhunë ",kryer në bashkëpunim".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›